Wednesday, December 11, 2024

Humbi në Shkodër duke ndalur ecurinë e gjashtë javëve pozitive, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, kritika futbollistëve të tij: Vllaznisë, ia dhuruan ne fitoren!

Lexo

 Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Dritan Mehmeti, pas ndeshjes, Vllaznia-Dinamo, 3-1

“Normalisht më vjen keq për mënyrën se si jemi ndëshkuar. E nisëm shumë mirë lojën, por kemi gabuar. Ishim ne ata që e dhuruam fitoren. Duhet të ishim më të kujdesshëm, mbas avantazhit. Edhe pse i morëm masat, të vjen keq sepse dhe ne kishim mundësitë tona. Ndodh në futboll, sepse futbolli është i paparashikueshëm.

Skuadra ishte nën zotërimin e topit dhe duhet t’i merrnim masat aty. Sa i përket goditjeve standarde, patjetër i kishim studiuar. Aty ku i kishim marrë masat, aty pësuam. Si situata e golit të dytë, Vllaznia në të tilla situata ka shënuar dhe në raste të tjera. Në goditje standarde Vllaznia ishte shumë e fortë. Edhe te goli i tretë, ja dhuruam vetë goditjen e këndit. Ndodhin në futboll dhe normalisht më vjen keq, por duhet të shohim përpara. Ka dhe anën pozitive, që skuadra prodhon lojë. Kishim dhe ne mundësi për t’u futur në lojë. Ky është futbolli, duhet të punojmë shumë dhe të fokusohemi te ndeshja tjetër.

Skuadra mendoi se realizoi shpejtë dhe e uli ritmin. Por kjo skuadër duhet të jetë gjatë gjithë kohës e përqendruar. Sot vendosën episodet, sepse po ta shohësh loja ka qenë e barabartë. Edhe me raste kemi qenë shumë efikas dhe të rrezikshëm. Aty ku e kisha frikën, te goditjet standarde pësuam.

Unë bëra katër ndërrime dhe u mundova të jem sa më shumë ofensivë. Vllaznia ishte me dy gola epërsi dhe po priste që të na kapte në kundërsulm. Edhe lojtarët që u futën u munduan të bënin maksimumin. Nëse do të shkurtonim diferencën edhe mund të futeshim në lojë. Duhet të nxjerrim mësime nga e gjithë kjo situatë.

Unë mendoj se duhet ta analizojmë humbjen e sotme dhe të shohim përpara. Ne e respektojmë kundërshtarin që kemi përballë. Ne do të bëjmë maksimumin për të dalë me rezultat pozitiv”, u shpreh Mehmeti për “MCN”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img