Thursday, April 25, 2024

(Video) Mikela Skandajn e quajnë “Vajza e Artë” në Itali. Lezhjania e talentuar e katarese, fiton katër medalje në tre ditë, Ancona-Milano!

Lexo

Ende pa u tharë mirë djersa e finaleve të Kampionatit Italian të karatese që përfundoj mbrëmjen e së shtunës në Ancona, ku Mikela Skandaj triumfoi me dy medalje të Arta, e shoqëruar nga babai i saj Angjelin Skandaj 13 vjeçarja lezhjane që jeton në Itali  udhëton rreth 1120 klm drejt Milanos, pasi ishte e ftuar në këtë turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Duke konkuruar mes shumë karateisteve nga disa shtete të Europës, Mikela, si zakonisht garoj në dy stile të ndryshme, Kata dhe Kumite duke shkëlqyer  në të gjitha garat dhe duke merituar edhe dy medalje të Arta. Vlen për t’u theksuar se brenda tre ditëve, Mikela Skandaj arriti të fitojë 4 medalje të Arta duke e çuar numrin e medaljeve të fituara në 48-të të tilla.

Jo me kot, falë medalje të fituara sistematiksisht nga gara në garë, tashmë italianët e thërrasin Mikelen, “Vajza e Artë”. Përveç që është një studente e shkëlqyr në shkolle, ajo është përzgjedhur si sportistja ekselente nga komuna ku jeton, si dhe nga shkolla ku vazhdon studimet.

Pasi ka mbyllur me shumë sukses dy turnetë ndërkombëtarë, në Ancona dhe Milano, të mërkuren, Mikela do të jetë përsëri në garë, por tashmë duke përfaqësuar shkollen e saj në garat kombëtare që do të zhvillohen në Verona si konkurente në garën e shtytjes së gjyles

Edhe pse vetem 13 vjeçe, sukseset e saj kanë tërhequr vemendjen e specialistëve Italian që tashmë e kanë vendosur emrin e saj në listen për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Skoci.

(Video) Pamje nga ndeshjet e turneut ndërkombëtar të karatesë zhvilluar në Milano, ku Mikela Skandaj fitoi dy medalje të arta.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img