Sunday, May 5, 2024

Analisti Shkëlqim Muça, kritika Vllaznisë: Humbja me Egnatian në Shkodër, ekip i shpërfytyruar, rrezikon gjithçka këtë vitë!

Lexo

Humbja e thellë, 0 me 4 e Vllaznisë në shtëpi me Egnatian për javën e 31-të Superiores, është analizuar nga specialist i futbollit, Shkëlqim Muça. “Trajneri i Vllaznisë duhet të kishte marrë masa, duhet të kishte parë potencialin e këtij ekipi. Mendoj se bëri ndryshime taktike që e dobësuan skuadrën në fazën mbrojtëse. Në pjesën e dytë skuadra u zbulua. Vllaznia rrezikon të humbasë gjithçka për këtë vit, pashë një skuadër të shpërfytyruar, sidomos në repartin e mbrojtjes. Lojtari më i mirë i Egnatias ishte i lirë gjatë gjithë kohës”, tha ndër të tjera Muça në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, ku është në cilësinë e të ftuarit të përhershëm.

Ndërkohë, duke folur për rivalitetin, Tirana-Partizani, Muça është i mendimit se Partizani nuk do e gjejë Tiranën kaq të dobët ndonjëherë, nëse i mer titulli. “Të kuqtë është e vërtetë se kanë promovuar lojtarë, por është një skuadër që pretendon titullin, i duhet trofeu, i duhen tri pikët në çdo ndeshje”, tha Muça, i cili më pas komentoi edhe fitoren e vështirë të bardhebluve ndaj Kastriotit: “Dukej që Tirana do kishte vështirësi, pasi Kastrioti si objektiv të merte pikë. Ia bëri shumë të vështirë, por bardheblutë nuk e humbën qetësinë, bënë lojën e tyre, qarkulluan topin. Tiranës duhet ti ruhesh deri në momentin e fundit, sepse të godet. Tani në fund çdo ndeshje e vështirë, nuk është problem taktik, por është çështje karakteri. Ka marrë një trepikësh shumë të vlefshëm”.

Triumfi i të kuqve me Erzenin- “Parashikohej një ndeshje e fortë dhe ashtu ndodhi. Gjatë gjithë ndeshjes kishte agresivitet, Partizani iu përgjigj lojës së Erzenit. Të kuqtë ishin më të qartë në lojë, shijakasit pak më konfuz. Pasi realizoi golin e parë, më pas gjithçka u bë më e lehtë. Trajneri tashmë e ka skuadrën që mund të ndjekë Tiranën deri në fund, të shikojmë se si do të shkojë në derbi”.

Barazimi i Kukësit me Teutën – “Vendosja në tabelën e klasifikimit e Kukësit dhe Teutës e bënte shumë interesante këtë sfidë. U bë një ndeshje relativisht e mirë. Mendoj se edhe barazimi ishte rezultati më i drejtë”.

Kapërcimi i kurbinasve – “Laçi ka bërë një kërcim spektakolar në këtë fund kampionati, tani ëndërron edhe për kupat e Europës. Bylisi bën lojën e tij, nuk është agresiv”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img