Tuesday, April 23, 2024

(Video) Modelja e famshme shkodrane Angela Martini me banim në SHBA, i dhuron Bashkisë Shkodër një terren sportiv modern

Lexo

Sot është e famshme në fushën e artit dhe kulturës duke qënë një ndër modelet më të suksesshme në botë, por shkodrania që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angela Martini, nuk e harron asnjëherë qytetin e lindjes, aty ku kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë.

Përmes fondacionit që ajo drejton, Angela ka bërë të mundur financimin e një terreni sportiv moderrn, duke ia bërë dhuratë Bashkisë Shkodër, ndërtimi i të cilit ka filluar në mjediset e shkollës 9 vjeçare “Ali Laçej”, zonë në të cilën, Angela ka jetuar në vitet e fëmijërisë

Njoftimin në fjalë e përcjellë për opinionin shkodran dhe më gjërë Bashkia Shkodër, përmes një njoftimi zyrtar.

“Shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej” do të ketë një terren tërësisht të ri sportiv që do të jetë në funksion të nxënësve për zhvillimin e orëve të edukimit fizik, por edhe për komunitetin e zonës në orët e pasdrekës. Ky investim që i dhurohet Bashkisë Shkodër, vjen nga fondacioni i modeles shkodrane por me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Angela Martini, e cila ka zgjedhur lagjen ku ka jetuar për të dhënë një shembull tejet pozitiv. Kompleksi sportiv shumëdimensional do të jetë ndër më modernet dhe me sistem ndriçimi për zhvillimin e lojrave edhe në orët e mbrëmjes.

Investimi në fjalë do të jetë gati brenda 1 muaji, duke i dhënë kështu shkollës 9 vjecare “Ali Laçej” një tjetër imazh për zhvillimin e sportit tek të rinjtë. Bashkia Shkodër do të vijojë ndërkohë investimet e saja por edhe përmes donatorëve për përmirësimin e terreneve sportive dhe kushteve në të gjitha institucionet arsimore që ajo ka në varësi.

Për investimin në fjalë dhe vlerat pozitive që pritet të ketë, jo vetëm për nxënësit e shkollës “Ali Laçej”, por edhe për komunitetin e zonës përreth, kanë folur drejtori i shkollës 9 vjeçare “Ali Laçej”, Ardian Bardhi, si dhe  përgjegjësi i Drejtorisë së Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani.

(Video) Punimet për ndërtimin e terrenit sportiv, dhuratë e Fondacionit Angela Martini, për Bashkinë Shkodër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img