Sunday, May 19, 2024

(Video) Muaji i Shenjtë i Ramazanit, FSHF shtron iftar me futbollistë, drejtues të klubeve dhe gazetarë sportivë

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ka shtruar sot iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit për futbollistë e drejtues të klubeve të “Abissnet Superiore” si edhe përfaqësues të mediave, të cilët agjërojnë.
Iftari u organizua nën kujdesin e veçantë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili në një fjalë të shkurtër përshëndetëse para të pranishmëve theksoi se muaji i shenjtë i Ramazanit është i rëndësishëm për të gjithë pasi nëpërmjet sakrificës na nxjerr në pah vlerat më të mira njerëzore.
“Ju falënderoj që pranuat ftesën për të marrë pjesë në këtë iftar të organizuar nga FSHF. Ne e morëm këtë iniciativë me shumë kënaqësi për të shprehur solidaritetin tonë me të gjithë futbollistët e drejtues të klubeve të cilët janë besimtarë myslimanë. Ky është një muaj i rëndësishëm ku ne tregojmë vlerat tona më të rëndësishme nëpërmjet sakrificës, tregojmë përkushtimin, tregojmë bashkëpunimin, tregojmë transparencën dhe çdo vlerë tjetër pozitive”, – tha Duka duke uruar edhe të gjithë futbollistët dhe drejtuesit e klubeve sa më shumë sukses në të gjitha fushat e jetës.

“Uroj shumë që Zoti t’ua pranojë të gjithë atyre që agjërojnë sakrificën dhe agjërimin dhe përveç kësaj uroj që në të gjithë aktivitetin tuaj të keni suksese. Të keni suksese në familjet tuaja, por në radhë të parë të keni shëndet të plotë familjarisht dhe të gjithë futbollistët shqiptarë”, – tha ndër të tjera Presidenti Duka, i cili shoqërohej edhe nga Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

(Video: Fjala përshëndetëse e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në iftarin e shtruar me njerëzit e sportit)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img