Monday, May 6, 2024

Futboll Femra-Java e 6-të e K. Kombëtar. Vllaznia në grupin A dhe Apolonia në grupin B, kryesojnë me pikë të plota

Lexo

Kampionati U-16 i femrave po rezulton mjaft i suksesshëm në këtë edicion të parë, teksa ka mbyllur javën e gjashtë në dy grupet A dhe B.

Vllaznia vijon të kryesojë renditjen në grupin A, teksa edhe në këtë javë mori një tjetër fitore, pasi mundi në transfertë Burrelin e vendit të fundit me shifrat 5-0. Edhe Teuta siguroi tre pikë të tjera në këtë grup, duke mposhtur në transfertën kryeqytetase skuadrën e Kinostudios me rezultatin 3-1. Një fitore të rëndësishme në grupin A mori edhe Murlani, duke i realizuar tetë gola Ak. Europiane të Futbollit, teksa gjendet në vendin e tretë me një ndeshje më pak.

Sakaq, Apolonia renditet në krye të grupit B me 18 pikë të plota, duke marrë 6 fitore në gjashtë ndeshje të luajtura. Këtë javë fieraket mposhtën Vlorën e vendit të parafundit në grupin B. Lushnja mori një tre pikësh mjaft të rëndësishëm, teksa mundi Skënderbeun e vendit të dytë në transfertën korçare, një fitore që i jep aktualisht vendin e katërt myzeqareve, që kanë edhe një ndeshje më pak në grup. Në sfidën tjetër të grupit B, Elbasani fitoi me dopietë ndaj Pogradecit, ndërsa tashmë gjendet në vendin e tretë në klasifikim.

Ndeshjet e javës së gjashtë, Grupi A:

Burreli 0-5 Vllaznia

Kinostudio 1-3 Teuta

Ak. Europiane e Futbollit 0-8 Murlani

Ndeshjet e javës së gjashtë, Grupi B:

FC Vlora 1-3 Apolonia

KF Skënderbeu 1-2 Lushnja

Pogradeci 0-2 AFF Elbasani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img