Sunday, May 12, 2024

(Video) Ngjarje e shëmtuar në Korçë, goditet me gurë autobusi i Tiranës. Komentatori korçar Xinxifi: Është ndaluar autori, një person me të meta mendore dhe përdorues alkoli

Lexo

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Korçë, pak minuta pas mbylljes të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës. Një grup personash kanë goditur me sende të forta autobusin e ekipit të Tiranës. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se nuk ka persona të plagosur dhe se dëmet janë vetëm materiale.

Një ngjarje që nuk nderon aspak qytetarin dhe kulturën e këtij qyteti, i cili shquhet për mikpritje, jo vetëm në sport, por në të gjitha fushat e jetës.

Forcat e policisë së komisariamtit të Korçës janë vënë menjëherë në lëvizje duke zbuluar dhe ndaluar në kohë rekord autorin e kësaj ngjarje që realisht nuk e nderon aspak qytetin e kulturës, i njohur edhe si qyteti i serenatave.

Ngjarjen në fjalë e ka komentuar në një lidhje të drejtpërdrejt me emicionin sportive të Ora Neës gazetari dhe komentatori i njohur korçar, Romeo Xinxifi, i cili ndër të tjera, zbulon autorin që sulmoi me gurë autobusin e Tiranës, që sipas tij, është një person që shquhet si me të meta mendore dhe përdorues alkooli.

(Video) Prononcimi i komentatorit sportive korçar, Romeo Xinxifi për incidentin e ndodhur pas ndeshjes, Skënderbeu-Tirana, ku u godit autobusi i bardhebluve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img