Saturday, July 27, 2024

(Video) Një kupë me emrin “Bashkim Ramekaj! Bajza nderon gazetarin dhe komentatorin e njohur të Malësisë së Madhe. Një jetë e tërë pranë sportit!

Lexo

Akademia e Futbollit të Bajzës me drejtues trajnerin e mirënjohur në vite Ndue Burgaj ka nderuar gazetarin dhe komentatorin sportiv të Malësisë së Madhe, Bashkim Ramekaj me një kupë me emrin e tij.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin katër ekipe të futbollit të moshave të kategorisë U15, Ada Velipojë, Arra Madhe, Veleçiku dhe ekipi vendas Bajza.

Aktiviteti i moderuar nga gazetarja e re bajziane Helena Lekaj dhe me mbështetje të Revistës Fjala TV Kopliku, ishte ideuar në formën e një spektakli, ku krahas emocioneve në fushën e lojës, të pranishmit e shumtë shijuan edhe artistët e zonës, të cilët përformun muzike live.

Krahas të tjerëve, në këte aktivitet moren pjesë edhe kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare Malësia e Madhe, Ilmi Kurti, Mjeshtër i Madh dhe Qytetar Nderi i Malësisë së madhe, gazetarët sportiv Defrim Met’hasani, Gaspër Marku, etj, të cilët vlerësuan punën e bëre ndër vite të kolegut të tyre Bashkim Ramekaj duke shprehur mirënjohje për organizatoret e aktivitetit.

Pas ndeshjeve eleminatore, në finale u ndeshën dy ekipet e Malësisë së Madhe, Veleçiku dhe Bajza. Skuadra bajziane e drejtuar nga trajneri Ardian Ndokaj fitoi me rezultatin 1-0 me golin mjeshtror shënuar me kokë nga Arjan Gjeçaj duke merituar trofeun e Kupës “Bashkim Ramekaj”.

Krahas aktivitetit mediatik rreth 40 vjeçar, si gazetar dhe komentator sportiv, Bashkim Ramekaj, ka pasur një karrierë të pasur edhe si sportist duke qënë mbi mbi 10 vite konkurues me ekipin e Vllaznisë dhe të Apolonisë, dhe më pas edhe si trajner moshash në atletikë.

Në shenjë respekti për kontributin e shumtë të dhënë për sportin në shërbim të komunitetit të Bajzës, Presidenti i Akademisë së Futbollit Bajza, Ndue Burgaj e nderoi Bashkim Ramekajn me titullin “Mirënjohje”.

(Video) Pamje nga aktiviteti i Kupës “Bashkim Ramekaj, ku fitues u shpall ekipi i Bajzës me trajner Ardian Ndokaj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img