I ftuar në emisionin “Studio Sport” në RTSH Shkodra, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, foli për merkaton dhe ekipin e Vllaznisë të këtij sezoni. Ai u shpreh se nuk ka qenë i kënaqur me rezultatet e skuadrës duke marrë parasysh elementët që kanë qenë pjesë e ekipit dhë për këtë arsye ka menduar që këtë sezon të bëhet një riformatim i ekipit duke mbajtur bërthamën dhe duke afruar lojtarë me një moshë mesatare të re.
“Nuk isha i kënaqur me skuadrën e sezonit të kaluar ku arritëm objektivin minimal, duke marrë parasysh emrat dhe elementët që kishim në skuadër dhe menduam që të bëhet një riformatim i ekipit në mënyrë që të rrisim nivelin sepse Shkodrës i mungon titulli kampion.
Kemi bërë një merkato të mirë, jo me emra të mëdhenj, por emra që do të bëhen të mëdhenj më Vllazninë. Të gjithë janë lojtarë më eksperiencë pozitive me një moshë mesatare të re dhe janë në momëntin më të mirë të tyre, duke përfshirë këtu edhe lojtarët nga akademia që kemi afruar. Kemi mbajtur dhe një bërthamë të ekipit si Mala, Çoba dhe të tjerë nga sezoni i kaluar”, u shpreh Xhaferi.
Për sa i përket largimeve të shumta, Xhaferi u shpreh se ofertat nga ana e tyre nuk kanë munguar, por lojtarët kanë zgjedhur rrugë tjera ose nuk kanë arritur në marrëveshje.
“Me shumë lojtarë që kemi patur interes i kemi bërë oferta, por kanë menduar për një eksperiencë të re ose nuk kemi rënë dakort. Strategjia që ne jemi duke menduar është që lojtarët që afrojmë t’i ofrojmë kontratë mbi 2-3 vjeçare në mënyrë që ato të rriten dhe klubi të përfitojë dhe të mos bëjmë gabimet e të kaluarës.”
Më tej presidenti Xhaferi u shpreh se titujt janë gjithmonë objetiv i Vllaznisë:
“Derisa unë të jem unë në krye të Vllaznisë gjithmonë do të kemi objektiv titujt pasi Vllaznia është një emër i madh.”