Saturday, April 20, 2024

(Video) Not- Kampionati Dimëror i Fëmijëve, notarët shkodranë fitojnë 7 vende të para. Spikat talentja Viki Tafrruku me katër medalje kampioni

Lexo

Notarët shkodranë të ekipeve të moshave vazhdojnë të regjistrojnë rezultate shumë të mira. Dhe, kjo ndër të tjera, vjen falë punës këmbëngulëse dhe profesionale të trajnerit të njohur, ish kampionit të Vllaznisë, Kol Shiroka.

Një gjë e tillë është regjistruar edhe në Kampionatin Dimëror të Fëmijëve që Federata Shqiptare e Notit zhvilloi këto ditë në Tiranë. Ekipi Shkodra, që përfaqëson Vllazninë konkuroi në këtë aktivitet me këto sportistë:

  1. Viki Tafrruku
  2. Andia Pemaj
  3. Skerdi Kroni
  4. Ersi Shimaj
  5. Matia Jubani
  6. Alkeo Isufi

Ndër to, rezultatin më të mirë e arriti notarja e talentuar, Viki Tafrruku, e cila fitoi katër vende të para. Medalje këto kampioni, që Tafrruku, i meritoi në të gjitha disiplinat që mori pjesë, përkatësisht në garat 100, 200, 400 meter stil i lirë dhe 100 meter katërnotim.

Më pas, për nga rëndësia vjen notarja, Andia Pemaj, e cila meritoi dy medalje kampioni, një vend të dytë dhe një të tretë, përkatësisht në 400 m stil i lirë, 100 meter bretkose,100 meter stil i lirë, dhe 200 meter stil i lirë.

Një medalje kampioni meritoi edhe Skerdi Kroni, të cilen e fitoi në garën 50 m stil i lirë, dhe dy vende të dyta në 100 dhe 200 meter stil i lirë.Ndërkohë, Matia Jubani fitoi vend të tretë duke konkuruar në garën 50 meter stil shpinë.

(Video) Pamje nga garat e notarëve shkodranë në Kampionatin Kombëtar të fëmijëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img