Tuesday, December 10, 2024

(Video) Pogradeci likujdon Butrintin dhe kryeson grupin B të kategorisë së dytë. Trajneri Samuel Nikaj: Shkojmë drejt kategorisë së parë!

Lexo

Katër fitore dhe një barazim është bilanci për skuadrën e Pogradecit në këtë fazë të parë të kampionatit Kombëtar të kategorisë së dytë. Skuadra e drejtuar për të dytin sezon me radhë nga trajneri shkodran, Samuel Nikaj po shfaq një formë shumë të mirë sportive, dhe kryesimi i tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta me Luftëtarin në grupin B, e dëshmon më së miri një gjë të tillë.

Fitorja e radhës ishte ajo e luajtur dje në Pogradec përballë një skuadre rivale si Butrinti i Sarandës, të cilen pogradecarët e mundën me rezultatin 1 me 0. Një fitore kjo shumë e rëndësishme, por në të njëjtën kohë shumë e vuajtur, pasi vendasit kanë arritur të shënojnë golin e avantazhit në sekondat e fundit të pesë minutëshit shtesë akorduar nga arbitri Egli Spahiu i kolegjumit të Tiranës.

Autor i golit që i dha tre pikëshin e çmuar Pogradecit është Demaj duke përligjur dominimin e plotë të skuadrës së tij në harkun kohor të 90-të minutave. Por, ndërkohë nuk duhet lënë mënjanë edhe një rast i artë për miqtë i pjesës së dytë, ku nëse Brahimi do të ishte i saktë në goditje, mund të kishte pamje tjetër mbyllja e takimit.

Pss javës së gjashtë, grupin B të kategorisë së dytë e bashkëkryesojnë Luftëtari dhe Pogradeci me nga 13-të pikë, të ndjekur nga Labëria dhe Shkumbini me nga 10 pikë, si dhe Oriku dhe Butrinti me nga 9 pikë.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Pogradecit, shkodranit Samuel Nikaj, pas ndeshjes, Pogradeci-Butrinti 1-0. Kategoria e dytë, grupi B.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img