Thursday, May 2, 2024

(Video)Futboll Kategoria e Dytë-Tërbuni rikthehet tek fitorja, mund Naftëtarin 3-0. Shënojnë Bizi, Tabaku dhe Kaçubela

Lexo

Tërbuni-Naftëtari 3-0(Shënues: Bizi 5’, Tabaku 65’, Kaçubela 90’)

Tërbuni: Shkoza, Lami, Teqja, Hoxha, Bushaj(Pali 64’), Laçeja, Xhakaj, Velaj(Kaçubela 53’), Xhahysa(Tabaku 53’), Bisi(Qerpiku 72’), Gjini(Muhamed 64’). Trajner: Sinan Bardhi

Naftëtari: Selmani, Ibrahimi,Kajo, Karakashi(Hila 67’), Kulaj, Salca, Aguaj, Cerriku, MArini(Pepa 65’), Lirëza, Saraçi. Trajner: Brajan Fraholli

Gjyqtar: M. Dyrmishi(Poliçan), E. Kume, E. Ahmeti(Durrës). Delegat: Skënder Avdyli(Shkodër)-Vëzhgues: Pajtim Lapi(Shkodër)

Tërbuni ka arritur një fitore të merituar duke mundur Naftëtarin në shtëpi me rezultatin 3 me 0. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të qytetit të Pukës ishte për llogari të javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë, grupi A.

Pukjanët, të cilët në këtë ndeshje drejtoheshin nga trajneri i ri Sinan Bardhi, i cili zëvendësoi ish trajnerin shkodran, Altin Xhahysa i dorëhequr pas javës së pestë , kanë dominuar në të gjitha drejtimet.Vendasit e kanë gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës duke shënuar që në minutën e pestë me anë të futbollistit shkodran Ajet Bizi, i cili këtë sezon mbron ngjyrat e pukjanëve.

Me avantazhin 1 me 0 për Tërbunin mbyllet pjesa e parë e kësaj ndeshje, ndërkohë që edhe 45 minutëshi i dytë dominohet nga pukanët, të cilët në minutën e 65-të dyfishojnë avantazhin me golin e shënuar nga Tabaku.

Miqtë nga Kuçova të drejtuar nga trajneri Brajan Fraholli kërkojnë të reagojnë me anë të disa kundrasulmeve të shpejta, por dy metroshi i portës pukjane, Entoni Shkoza, edhe ky ashtu si edhe Bizi vijnë nga Vllaznia U21, mban të paprekur portën e tij.

Për të fiksuar fitoren e pastër 3 me 0 mendon një tjetër shkodran si Vildan Kaçubela, i cili edhe pse i ardhur nga stoli në pjesën e dytë shënon në limitin e krejt takimit, në të 90-tën minutë duke vulosur rezultatin 3 me 0 në favor të Tërbunit.

Me këtë fitore, Tërbuni i Pukës renditet në vendin e shtatë të klasikimit me 10 pikë, ndërkohë që grupin A e kryeson Valbona me 18 pikë, e ndjekur nga Besëlidhja me 15 pikë, Sopoti dhe Iliria me nga 13 pikë, Gramshi 11 dhe Veleçiku 10 pikë, po aq sa ka edhe Tërbuni, duke lënë pas Adriatikun dhe Murlanin me nga 4 pikë, Naftëtari 3, Shënkolli 2 dhe Albanët, 0 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Tërbuni-Naftëtari 3-0, si dhe prononcimi i trajnerit të Tërbunit, Sinan Bardhi.

Gani PEMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img