Saturday, July 27, 2024

(Video) Pragndeshja, Laçi-Vllaznia. Trajneri Osmani, vlerëson kundërshtarin, por kërkon fitore tre pikëshe në transfertë

Lexo

Laçi-Vllaznia, është ndeshja e javës së 22-të të kategorisë Superiore që luhet të dielën në stadiumin e Laçit, duke filluar nga ora 13:30. Kuqeblutë kërkojnë rezultat pozitiv për të konsiliduar praninë në katërshën më të mirë të fazës finale, ndërkohë që të njëjtën gjë kërkojnë edhe kurbinasit, të cilët edhe ato synojnë katërshën finaliste, ku aktualisht janë katër pikë larg këtij objektivi.

Qëndrueshmëria e rezultateve pozitive, konsiderohet një faktor plus për ekipin kuqeblu, gjë që e pohon në konferencën për shtyp të pragndeshgjes, edhe vetë trajneri Osmani.

I pyetur, nëse edhe barazimi në këtë ndeshje, mund të jetë pozitiv, Osmani, thotë se në një ndeshje të tillë në transfertë, barazimi mund të konsiderohet i pranueshëm, por ai personalisht dhe futbollistët e tij, nuk e mendojnë një gjë të tillë, pasi kërkojnë vetem fitore. tre pikëshe

Ndër të tjera, trajneri Osmani, vlerëson edhe rikthimin e tifozëve në mbështetje të skuadrës, gjë që beson se do ta kenë edhe në ndeshjen me Laçin.

(Video) Trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani, në konferencë shtypi për pragndeshjen me Laçin. Superiore, java e 22-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img