Sunday, April 28, 2024

(Video) Dëmtimi i koshit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Bashkia garanton ndryshimin e koshit dhe aksesorët e tjerë të dëmtuar, brenda natës së sotme. Të dielën, gjthçka gati për dy ndeshjet zyrtare të basketbollit

Lexo

Publikimi i pamjeve të dëmtimit të koshit të basketbollit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, nga ana e Veriu Sport, si dhe shqetësimi i drejtuesve të pallatit të sportit si dhe ekipit të basketbollit, ka gjetur reagimin e menjëhershëm të insitucionit të Bashkisë Shkodër.

Veriu Sport, kontaktoi pak minuta më parë me Drejtorin e Përgjithshëm të mirëmbajtjeve të objekteve publike në Bashkinë Shkodër, Gjozef Kulla, i cili deklaroj që sonte do të ndryshohet koshi dhe aksesoret e tjerë të dëmtuar.

Sipas zotit Kulla, punonjësit e sektorit të mirëmbajtjes së objekteve publike në Bashkinë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët përkatës të ardhur nga Tirana, janë duke punuar intensivisht gjatë orëve të natës së sotme, në mënyrë që pallati i sportit, “Qazim Dervishi”, të jetë gati për dy ndeshjet e së dielës: Vllaznia-Studenti, basketboll femra, ora 15:00 dhe Vllaznia-Tirana, Superliga basket meshkuj, ora 18:00.

(Video) Pamje nga dëmtimi i tabelës së koshit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img