Thursday, May 16, 2024

(Video) Pragndeshja, Vllaznia-Egnatia. KF Vllaznia nxjerr në treg biletat, ndiqni njoftimin në video …

Lexo

Sfida më e rëndësishme e javës së gjashtë të Abissnet Superiore është ajo që do të luhet pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në mes Vllaznisë vendase dhe Egnatias udhëtuese.

Vetë pozicionet e skuadrave në tabelën e klasifikimit, Egnatia e para me 10 pikë po aq sa ka edhe Tirana e vendit të dytë dhe Vllaznia e treta me 8 pikë e barabartë me Partizanin dhe Erzenin me po kaq pikë, por me të kuqtë që kanë një ndeshje më pak, e bën këtë përballje shumë interesante.

Është kjo arsyeja që në opinionin sportiv ka një interesim të madh për të siguruar një biletë për ta ndjekur live këtë ndeshje.

Për t’i ardhur në ndihmë tifozëve kuqeblu, KF Vllaznia ka nxjerrë në treg biletat e kësaj ndeshje, njoftimi i së cilës këtë radhë vjen përmes një video tërheqëse që pasqyron gjithçka në këtë drejtim.

(Video) Njoftimi i KF Vllaznia për biletat e ndeshjes, Vllaznia-Egnatia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img