Thursday, April 25, 2024

(Video) “Shkodra Summer Cup 2022”-Shpallen fituesit e parë

Lexo

Me iniciativë të Shkodra Sport Event me drejtues, arbitrin e njohur të futbollit,  Jetmir Podgorica, në bashkëpunim edhe me Shoqatën Rajonale të Futbollit në Shkodër me president Lazër Matinë, rreth një mijë sportistë të vegjël, përfaqësues të ekipeve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë mysafire prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës duke konkuruar në kuadër të Turneut Ndërkombëtar  “Shkodra Summer Cup”, i pesti për nga radha.

Pas ndeshjeve eleminatore të zhvilluara në fushën sportive të Barbullushit, ndeshjet finale të kategorisë, U-9, U-13, U-17 dhe U-16 femra, u zhvilluan në stadiumin “Reshit Rusi”.

Për Kategorinë U-9, fitues i vendit të parë u shpall, Atletik Shkodra duke lënë në vend të dytë The Door. Lojtari më i mirë i kësaj grupmoshe ishte talenti nga Kosova, Erdi Sopjani i ekipit Pro Prishtina.

Për kategorinë, U-13, Pro Prishtina me president Shkumbin Sopjani, mund në finalen emocionuese përmes gjuajteve të penalltive, Durrësin 04 me trajner ish futbollistin e njohur durrsak, Justin Bespalla duke fituar trofeun.

Por, durrsakët e Bespallës fitojnë trofeun e kategorisë U-17  duke mundur në finale, KF Shkodra. Gjithësesi, nga gjiri i KF Shkodra del lojtari më i mirë për këtë grup moshe, që është, Arseld Hoxha.

Në futboll femra, kategoria e moshës U-16, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka mundi 3-0 Murlanin duke merituar Kupën e kësaj grupmoshe.

Në futbollin e femrave, Armela Rraboshta e KF Murlani, u shpall portjerja më e mirë për kategorinë U-16, Armoza Ndoci, po e Murlanit u shpall si mbrojtësja më e mirë, Arlinda Kodra e Vllaznisë u shpall mesfushorja më e mirë, Rosela Vasa e Murlanit, si sulmuesja më e mirë, Lusi Cungu e Vllaznisë cilësohet si lojtarja e së ardhmes, ndërkohë që Klaudia Borçi e Vllaznisë vlerësohet si futbollistja më e mirë e Turneut.

Organizatorët nderuan me diplomë edhe arbitrin Arlind Kastrati për profesionalizmin e treguar në dhënien e vendimeve në fushën e lojës, ndërkohë që Pro Prishtina mori diplomën e lojës më të bukur të turneut.

Gjatë cereremonisë së mbylljes së pjesës së parë të këtij turneu, kanë përshëndetur Jetmir Podgorica, organizator kryesor i turneut ndërkombëtar, si dhe Lazër Matija, President i Shoqatës Rajonale Futbollit Shkodër së bashku me Hysen Zmijani, Zyra Rajonale e futbolllit Shkodër.

Ndër të tjera, Podgorica falenderoi edhe Bashkinë Shkodër dhe konkretisht kreun e saj Bardh Spahia, si dhe kryetarin e kolegjumit të arbitrave të futbollit Shkodër, Dritan Salja për mbështetjen e dhënë në mbarëvajtjen e aktivitetit.

Gaspër MARKU

(Video-Pamje nga ndeshjet dhe ceremonia e dorëzimit të trofeve)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img