Suksesi i arritur në Uzbekistan nga peshëngritësi Briken Calja, duke fituar medaljen e Artë në Kampionatin Botëror të Tashkentit, ka marrë vemendjen e Kreut të Qeverisë Shqiptare, Edi Rama. Sapo ka mësuar se peshëngritësi kuqezi është shpallur kampion bote, Kryeministri Rama, nuk ka nguruar të përgëzojë publikisht medalistin Calja për suksesin e arritur duke u shprehur se kampioni Calja meriton përulje dhe respekt, sepse me talentin dhe vullnetin e tij të hekurt doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin.
“… KAMPION BOTE
Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës
#RESPEKT”, shkruan Kryeministri, Edi Rama, në postimin e publikuar në rrjetin social, FB, të shoqëruar edhe me videon e zhvillimit të garës.