Sunday, May 12, 2024

Shkëlqen peshëngritja shqiptare-Briken Calja, Kampion Bote në shkëputje dhe i dyti në shtytje dhe dygarësh

Lexo

Historike për peshëngritrjen shqiptare. Flamuri shqiptar është valëvitur në podiumin e fituesit të Kampionatit Botëror të Tashkentit në Uzbekistan. Protagonisti i këtij suksesi është peshëngritësi i talentuar kuqezi Briken Calja, i cili shkëlqeu në konkurimin e peshës deri në 73 kg, bateria A. Calja ka qënë i përkryer në këtë përfaqësim, duke i dhuruar Shqipërisë titullin Kampion Bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion Bote në stilin e shtytjes dhe dygarësh duke qënë vetëm një kilogram larg titullit kampion bote në dygarësh dhe shtytje.

Peshëngritësi i talentuar shqiptar, Briken Calja garoi në peshën deri në 73 kilogram dhe ia doli të ngrejë 156 kilogram në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër. Edhe në shtytje Çalja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogram në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke grumbulluar 342 kg në dygarësh duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram. Kampion bote në këtë peshë u shpallë indoneziani Ervin Rahmat Abdullah, që në shtytje merr medaljen e artë me 192 kilogram, si dhe në dygarësh, po të njëjtën medalje, me 343 kilogram, një kg më shumë se sa peshëngritësi ynë Calja.

Rezultati që regjistroi Briken Calja, mbetet padyshim më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptare në një kampionat botëror, rezultat ky i punës sistematike në proçesin stervitor dhe po ashtu edhe i mbështetjes nga FSHP si dhe KOKSH.

Së bashku me Briken Caljen, në këtë peshë konkuroi edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, shkodrani Erkand Qerimaj, i cili është djegur nga medalja e bronztë në shkëputje, sepse e ka realizuar 153 në tentativën e dytë, ndryshe nga rusi Petrov, që e realizoi në provën e tretë pa vështirësi. 150 kilogram në shkëputje dhe vendi i katërt. Në shtytje në provën e parë nuk realizon 180 kilogram, të cilën e realizon në tentativën e dytë. Dhe në të tretën nuk ngre dot 183 kilogram. Përfundimisht i katërti në shtytje dhe po i katërti në dygarësh me 333 kilogram.

Entuziazmi dhe emocionet e suksesit të medalistit shqiptar, Briken Calja, vijuan edhe në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve, aty ku së bashku me Caljen në cilësinë e kampionit të botës, festoi i gjithë stafi kuqezi, trajnerët, Geraldi Toska dhe Artur Lagja, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli që ishte në cilësinë e  kryetarit të delegacionit shqiptar në Botërorin e Uzbekistanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img