Friday, March 29, 2024

Presidenti Ilir Meta, uron Medalistin e Artë në Botëror, Briken Calja

Lexo

Medalja e Artë, si dhe dy të Argjendat, të fituara nga peshëngritësi kuqezi, Briken Calja në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po mbahet në Uzbekistan, është bërë objekt i urimeve dhe falenderimeve të shumta, mes të cilëve është edhe ai i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Falë të kaluarës së tij në rini, ku është aktivizuar me sportin e peshëngritjes, urimi i kreut të shtetit shqiptar duket se është edhe më e ndjeshëm në aspektin emocional.

“Urime peshëngritësit tonë të shkëlqyer të rekordeve historike, Briken Calja, fitues i 1 medalje ari dhe 2 argjendi, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes!

Një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve! ”, shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në postimin e publikuar në rrjetin social FB, të shoqëruar edhe me videon emocionuese të garës së Caljes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img