Friday, May 3, 2024

(Video) Shqipëri – Hungari, sot, ora 17:00. Liga e Kombeve Futboll Femra, transmetim në RTSH Sport

Lexo

Shqipëri – Hungari është ndeshja e parë e Ligës së Kombeve në futboll për femra, që do të zhvillohet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00 dhe që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Vajzat kuqezi ndodhen në Ligën B, pikërisht në grupin B1, ndërsa trajneri Armir Grima ka shpjeguar përgatitjet e skuadrës gjatë këtyre ditëve

“Gjendja e vajzave që kemi aktualisht nuk është e keqe. Kemi disa probleme me disa vajza kryesore me dëmtimet. Megjithatë forca e ekipit tonë asnjëherë nuk ka qenë individi. Forca e ekipit tonë është grupi”, thotë Grima.

Skuadra ka patur dhe dëmtime për të cilat i pari i pankinës kuqezi ka treguar dhe se si janë zgjidhur

“Shpresojmë që të mos kemi dëmtime të tjera dhe të bazohemi tek grupi”, thekson Grima.

Për atmosferën në grup për Radio Televizionin Shqiptar ka folur dhe Megi Doçi

“Atmosfera është shumë e mirë. Kemi dhe vajza të reja, të cilat premtojnë shumë për të ardhmen, kjo për një të ardhme më të mirë të ekipit”, nënvizon golashënuesja më e mirë e Shqipërisë në futboll për femra.

Rezultati pozitiv ndaj Hungarisë, por mbi të gjitha dhe goli që mund të shënohet nga Doçi, një tjetër pikë diskutimi

“Ne dëshirojmë dhe besojmë që do ta nisim me një rezultat pozitiv”, tregon Grima

“E rëndësishme është që ekipi të luajë mirë dhe të shprehemi mirë në fushën e lojës. E nuk ka rëndësi se kush shënon”, përfundon Doçi.

E me mbështetjen e tifozerisë shkodrane, ndërsa hyrja do të jetë falas, Shqipëria shpreson t’ia dalë ndaj Hungarisë për të vijuar më pas më 26 shtator në transfertën ndaj Irlandës së Veriut.

Shqipëri – Hungari është ndeshja e parë e Ligës së Kombeve në futboll për femra, që do të zhvillohet të premten në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00 dhe që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Vajzat kuqezi ndodhen në Ligën B, pikërisht në grupin B1, ndërsa trajneri Armir Grima ka shpjeguar përgatitjet e skuadrës gjatë këtyre ditëve

“Gjendja e vajzave që kemi aktualisht nuk është e keqe. Kemi disa probleme me disa vajza kryesore me dëmtimet. Megjithatë forca e ekipit tonë asnjëherë nuk ka qenë individi. Forca e ekipit tonë është grupi”, thotë Grima.

Skuadra ka patur dhe dëmtime për të cilat i pari i pankinës kuqezi ka treguar dhe se si janë zgjidhur

“Shpresojmë që të mos kemi dëmtime të tjera dhe të bazohemi tek grupi”, thekson Grima.

Për atmosferën në grup për Radio Televizionin Shqiptar ka folur dhe Megi Doçi

“Atmosfera është shumë e mirë. Kemi dhe vajza të reja, të cilat premtojnë shumë për të ardhmen, kjo për një të ardhme më të mirë të ekipit”, nënvizon golashënuesja më e mirë e Shqipërisë në futboll për femra.

Rezultati pozitiv ndaj Hungarisë, por mbi të gjitha dhe goli që mund të shënohet nga Doçi, një tjetër pikë diskutimi

“Ne dëshirojmë dhe besojmë që do ta nisim me një rezultat pozitiv”, tregon Grima

“E rëndësishme është që ekipi të luajë mirë dhe të shprehemi mirë në fushën e lojës. E nuk ka rëndësi se kush shënon”, përfundon Doçi.

E me mbështetjen e tifozerisë shkodrane, ndërsa hyrja do të jetë falas, Shqipëria shpreson t’ia dalë ndaj Hungarisë për të vijuar më pas më 26 shtator në transfertën ndaj Irlandës së Veriut.

(Video) Prononcimet e trajnerit të kombëtares së femrave, Armir Grima dhe kapitenes së kombëtares, Megi Doçi, në pragndeshjen, Shqipëri-Hungari.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img