Friday, April 26, 2024

(Video) Sinjale pozitive për Besëlidhjen, Alcani e nis me barazim ndaj Skënderbeut kryesueses

Lexo

Në kampin lezhjan ka sinjale pozitive për një ndryshim të situatës problematike që ka përfshirë Besëlidhjen, e cila ështëe fundit në tabelën e klasifikimit.

Ardhja në krye të skuadrës të Alert Alcanit, duket se ka dhënë efektin e duhur pozitiv. Kjo është parë që këtë fundjavë, kur Besëlidhja ka qënë dinjitoze përballë Skënderbeut kryesues të renditjes së kategorisë së parë.

Barazimi, 0-0 i fiksuar ditën e djeshme në stadiumin “Besëlidhja”, është një plus për skuadrën lezhjane, e cila me lojën e mirë, por edhe rastet për shënim që kishte gjatë lojës, mund të ishte edhe fituese e krejt ndeshjes.

Me dy shkodranë të njohur në formacion, si kapiteni Klejdi Dibra, tashmë veteran prej vitesh i kësaj skuadre, por edhe Samet Hepajn, Besëlidhja është shfaqur dinjitoze dhe krejt e barabartë me kryesuesit, madje në disa raste edhe dominues ndaj tyre.

Lezhjanët e Alcanit, të motivuar edhe nga presidenca “Ndoka” kanë kërkuar me ngul tre pikët, por gjithësesi, edhe një pikë përballë kryesuesve, nuk është keq, ndërkohë që ajo që vlen më shumë ka të bëjë me moralin e duhur që skuadra ka marrë pas kësaj ndeshjeje.

Me pikën e marrë ndaj Skënderbeut, Besëlidhja shkon në kuotën e 16 pikëve duke pasur objektiv që në javët në vazhdim të rriten edhe më shumë për t’I shpëtuar rënies nga kategoria. Ndërkohë, edhe pse është mundur, Skënderbeu vazhdon të qëndrojë në vendin e parë, tashmë me 38 pikë, ndaj 35 të Flamurtarit dhe 34 të Dinamos, skuadra këto që luajë so përballë njëra tjetrës në stadimin Flamurtari, duke nisur nga ora 17:00.

(Video) Pamje nga ndeshja e kategorisë së parë, Besëlidhja-Skënderbeu, e mbyllur në barazim, 0-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img