Tuesday, May 7, 2024

(Video) Supergol i sulmuesit kuqeblu, Flavio Fusha. Qëndërsulmuesi 1.90 m, që kërkon vemendje nga drejtuesit klubit kuqeblu. Vllaznia U-16, fiton thellësisht ndaj AF Elbasani, 5-0

Lexo

Vllaznia U16-AF Elbasani 5-0

(Shënues:  Volumi 15’, Nikaj 33’, Vukaj 57’,  Kthupi 65’, Flavio Fusha 76’)

Vllaznia U15: Ndoj, Hebovija, Geci, Fusha, Prendi, Volumi, Shurbani, Kthupi, Seferaj, Taflaj, Nikaj.(U aktivizuan: Moleci, I. Fusha, Hoxha, Gruda, Vukaj). Trajner: Alsid Tafili

AF Elbasani: Hoxha, Duri, Haxhinikolla, Miftari, Gurra, Arapi, Baloshi, Cipi, Kasa, Bajrami, Tuka.(U aktivizuan: Tafa, Peqini, Pisha, Velçani).

Gjyqtarë: G. Rebani, A. Kastrati, J. Mala, E. Temali 

Vllaznia U16 e kategorisë së Superligës së moshave ka regjistruar sot një fitore të thellë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alsid Tafili ka pritur sot në stadiumin “Reshit Rusi”, ekipin e Akademisë së Futbollit Elbasani, ndeshje kjo e vlefshme për javën e pestë të kampionat të kësaj grupmoshe.

5 me 0 në favor të Vllaznisë është mbyllur kjo ndeshje, e cila ka qënë gjatë të gjithë kohës, e kontrolluar dhe e dominuar nga skuadra kuqeblu. Me një portjer të sigurtë në katërkëndorin kuqeblu që nuk lejoi prekjen e rrjetës së tij në këtë ndeshje, golat e Vllaznisë në portën kundërshtare kanë nisur që në minutën e 15-të me autor Volumin, për të vijuar me Nikajn në të 33-ten Vukajn në 57-tën, Kthupin në të 65-tën dhe për të përfunduar me supergolin e shënuar në të 76-tën nga Flavio Fusha.

Për qëndërsulmuesin Flavio Fusha, ky ishte goli katërt në pesë javë kampionat, ndërkohë që sezonin e kaluar me Vllazninë U-15 ka shënuar 9-të të tillë duke treguar nuhatjen e mirëfilltë tek goli.

Shtatlartësia e tij prej 1 metër e 90 centimetër, i fortë fizikisht dhe plot lëvizshmëri në fushën e lojës, e kanë bërë atë që të jetë i spikatur në fushën e lojës.

Me një ecuri pozitive në ekipet zinxhir të Akademisë së Futbollit Vllaznia, por edhe ekipet kombëtare të grupmoshave përkatëse, djaloshi i talentuar që me 1 mars të vitit të ardhshëm mbush 16 vjeç, konsiderohet si një e ardhme e sigurtë e futbollit shkodran.

Një gjë të tillë e theksojnë edhe specialistët e futbollit shkodran, të cilët mendojnë që sektori teknik i Akademisë Vllaznia si dhe vetë drejtuesit kuqeblu duhet të tregojnë interesin e duhur ndaj këtij sportisti që po rritet nga viti në vit me uniformën e Vllaznisë. Sepse, në rast të kundërt, nëse nuk tregohet vemendja e duhur, ashtu si edhe të rinj të tjerë të talentuar, mund të zgjedh të luaj në ndonjë klub tjetër futboll, brenda ose jasht vendit.

(Video) Goli meshtror i shënuar nga futbollisti kuqeblu, Flavio Fusha në ndeshjen e sotme, Vllaznia U16-AF Elbasani U16, 5-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img