Sunday, May 5, 2024

(Video) Superliga U17-Vllaznia mund rivalen Teuta dhe rimerr vendin e parë. “Heroi” i ndeshjes, talenti shkodran, Xhoel Hajdari, autor i dy golave

Lexo

Vllaznia U17-Teuta U17  2-1

(Shënues: Xhoel Hajdari  44’, 76’ /  Likaj 55’/

Vllaznia U-17 me trajner Gilman Liken dhe Denis Zmijanin, ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme duke mundur rivalin direkt për titull, Teutën e Durrësit. Një fitore, e cila krahas të tjetërve, ka në vetvete një emër. Ai quhet, Xhoel Hajdari, i cili u konsiderua “heroi” i ndeshjes duke qënë autor i të dy golave për skuadrën e tij kuqeblu, një në pjesën e parë dhe një në të dytën.

Ndeshja e vlefshme për Superligën e futbollit të moshave U-17, është luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës dhe për nga ecuria e takimit duhet thënë që ka qënë një superfidë, pasi të dyja skuadrat të denja për titullin kampion kanë dhuruar spektakël në fushën e lojës.

Të parët kanë qënë kuqeblutë të cilët kanë kaluar në avantazh në minutën e 44-të me golin mjeshtror shënuar nga shtatlarti Xhoel Hajdari.

Me avantazhin e Vllaznisë, 1 me 0, mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që 45 minutëshi i dytë është edhe më i bukur. Kjo edhe për meritë të skuadrës mike, e cila në minutën e 55-të gjen golin e barazimit me autor Likajn.

Vllaznia nuk pajtohet me barazimin dhe e orientuar nga trajneri Lika shton së tepërmi forcat sulmuese për të gjetur golin e avantazhit, të cilin e arrin në minutën e 76-të me protagonist të njëjtin futbollist, talentin shkodran, Xhoel Hajdari.

2 me 1 për Vllazninë, por, miqtë nga Durrësi këmbëngulin fort për të gjëetur golin e barazimit. Për momentin ka një tërheqje prapa të Vllaznisë në kërkim të ruajtjes së avantazhit, dhe këtu përfiton edhe Teuta që ushtron presion në portën shkodrane. Kësisoj, regjistrohen disa raste të pastra shënimi të durrsakëve, por edhe për meritë të portjerit kuqeblu Fabian Lekaj, porta kuqeblu nuk preket më duke fikuar rezultatin përfundimtar, 2 me 1 në favor të Vllaznisë.

Me këtë fitore të merituar, Vllaznia rimerr kryesimin e kampionatit, duke kaluar me dy pikë më shumë në tabelë sesa Teuta Në këtë mënyrë, Vllaznia U-17, duke qënë edhe finalist e Kupës së Shqipërisë, është në luftë në dy fronte për të fituar dy trofe njëherësh në këtë sezon futbollistik.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U17-Teuta U17  2-1(Superliga e moshave-22 prill 2023-Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img