Friday, April 26, 2024

(Video) Superliga U21. Vllaznia mund Kukësin 2-1. Shënojnë Antonio Delaj dhe Gledian Pusi. Kuqeblu, kryesojnë kampionatin më 4 pikë më shumë se Bylis i vendit të dytë

Lexo

Vllaznia U21-Kukësi U21  2-1(Shënues: Delaj 38’, Pusi 62’/Xhambazi 79’)

Vllaznia: Shkoza, Pusi, Delaj, Dulaj, Pjeshka, Maliqi, Xhilaj, Paloka, Peku, Spahija, Shpuza.(U aktivizuan: Troshani, Zahi, Bushaj). Trajner: Elvis Plori.

Kukësi: U. Dogjani, Kola, Hilaj, Peposhi, Aliu, Hallaçi, Gjoshi, Kaba, Hasa, Shehi, A. Dogjani(U aktivizuan: Biba, Xhambazi, Thaçi, Lika Shehu). Trajner: Oltion Kernaja.

Gjyqtar: A. Qaushi, B. Halilaj, P. Shyle, S. Shpatina, B. Pjetrushi

Vllaznia 2 dhe Kukësi 1. Ky është rezultati i ndeshjes së Superligës për kategorinë e 21 vjeçarëve e luajtur mesditën e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës. Një fitore kjo e cila vjen në një moment shumë kyç të kampionatit, kur duhen edhe tre javë që të mbyllet gjithçka.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kanë vijuar në përformancën e prezantuar javët e fundit, ku sidomos pas pikëve të marra ndaj dy rivalëve kryesorë, Bylisit dhe Teutës, kanë arritur të marrin kryesimin e kampionatit.

Ndërkohë që edhe kjo fitore e sotmja ndaj verilindorëve bën që Vllaznia të vijojë të mbëjë vendin e parë në kuotën e 36 pikëve e ndjekur nga Bylisi në vendin e dytë  me 32 pikë dhe Partizani 30 pikë. Një diferencë kjo e cila pritet të mirëmenaxhohet nga skuadra kuqeblu edhe në tre javët e fundit të kampionatit për t’i dhënë Vllaznisë trofeun e titullit kampion.

Për fitoren e sotme ndaj Kukësit, kanë menduar Antonio Delaj dhe Gledian Pusi, të cilët shënuan nga një gol në secilen pjesë, Delaj në të 38-tën dhe Pusi në të 62-ten. Avantazh ky 2 me 0 për Vllazninë, që për hirë të vertetes u trondit nga goli i Xhambazit për miqtë në minutën e 79-të, por edhe nga disa kërcënime të Kukësit në minutat e fundit të krejt ndeshjes që për fat u neutralizuan nga ndërhyrjet e portjerit shtatlartë kuqeblu Entoni Shkoza.

Ndeshjet e tjera të kësaj jave për Superligën U-21, kanë dhënë këto rezultate: Korabi-Egnatia 1-3, Apolonia-Tirana 1-4, Bylis-Teuta 4-1.

(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës U-21, Vllaznia-Kukësi, 2-1. Stadiumi “Reshit Rusi”-3 maj 2023.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img