Friday, May 3, 2024

(Video) Superliga-Vllaznia volej femra triumfon në kryeqytet. Fitorja ndaj rivalit direkt Barleti Volej, Play Off-i, më pranë

Lexo

Barleti Volej-Vllaznia  2-3(25-22, 17-25, 25-23, 16-25, 11-15)

Vllaznia e volejbollit për femra ka arritur një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mundur në transfertë ekipin e Barletit Volej me rezultatin 2 me 3. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit, “Asllan Rusi” të kryeqytetit, ishte shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, Barleti Volej për të përforcuar pozitën në katërshen e skuadrave më të mira, ndërkohë që Vllaznia, e pesta në renditje që kërkon përfshirjen në fazën Play Off.

Takimi, që luhej për llogari të javës së nëntë të kategorisë së Superligës, ka nisur më mirë për universitaret vendase të Barletit, të cilat fitojnë setin e parë me shifrat 25-22. Vllaznia, kundrapërgjigjet duke fituar setin e dytë me lehtësi 17-25.

Barazimi me sete, 1 me 1, rihap takimim duke afruar një set të tretë shumë luftarak nga të dyja skuadrat, të cilat shkojnë pikë për pikë deri tek pika e 23-të. Pikërisht në këtë moment shumë vendimtar, Barleti tregohet më i saktë duke shënuar dy pikët e fundit që i japin fitoren me rezultatin 25 me 23.

Pushimi mes setit tretë dhe të katërt shfrytëzohet mësë miri nga trajnerja shkodrane Nora Deda, e cila me lëvizjet në formacion, si dhe motivimin e skuadrës, bën që Vllaznia të rikthehet përsëri tek fitorja e setit të katërt, këtë radhë edhe më me thellësi, 16-25.

Barazim me sete, 2 me 2, dhe për të përcaktuar ekipin fitues luhet seti i pestë, ku entuziasmi i setit të kartërt e shoqëron Vllazninë edhe në këtë set, të cilin e mbyll me shifrat 11 me 15, duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 2 me 3.

Sfida e ardhshme për Vllazninë e volej femra është po aq e rëndësishme, ku për javën e dhjetë të Superligës, skuadra kuqeblu pret në shtëpi ekipin tjetër rival, Pogradeci, sfidë kjo e planifikuar të luhet pasditen e së premtes së javës së ardhshme në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”.

(Video) Pamje nga ndeshja e volej femra, Barleti Volej-Vllaznia, 2-3, Superliga, java e nëntë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img