Saturday, July 27, 2024

(Video) Talentja 9 vjeçarja, Anamaria Daberdaku, vajza e ish kampionit të boksit Rafael Daberdaku, kampione e Shqipërisë dhe medaliste në Turneun Ndërkombëtar të Podgoricës

Lexo

Është vetëm 9 vjeçe, por teksa e shikon të luajë në tavolinën e pingpongut të duket si një profesioniste e vertetë. Kjo është shkodranja e talentuar, Anamaria Daberdaku, nxënëse e shkëlqyer në shkollëm 9 vjeçare “Branko Kodija” të Shkodrës, dhe një një prej talenteve më të fundit që ka nxjerr ekipi i Vllaznisë në pingpong.

Për nga mbiemri, “Daberdaku”, përpos se një familje të vjetër dhe me tradita shkodrane, spikat edhe si një familje sportive, kur kemi parasysh, se babai i Anamarisë, Rafael Daberdaku ka qënë një kampion i mirëfilltë në sportin e boksit, ndërkohë që halla e saj, Rozalina Daberdaku, ka qënë pingpongiste kampione me Vllazninë.

Është kjo arsyeja që një vit më parë Anamaria të niste stërvitjet e para në palestren e pingpongut Vllaznia, aty ku trajnerët e saj, Sokol Tirana dhe Tonin Binoshi, i mësuan hapat e parë të këtij sporti, ku shumë shpejt mbërriti në nivelet e kampiones së Shqipërisë.

Falë të dhënave fizike optimale, energjike, majft elastike dhe teknike në veprimet me topin në tavolinën e lojës, Anamaria arriti që në të parën garë kombëtare, Kampionatin Kombëtar të moshave të zhvilluar në qytetin e Vlorës të shpallej kampione e Shqipërisë me moshat.

Më pas, vjen edhe suksesi tjetër, këtë radhë në arenën ndërkombëtare, ku duke qënë konkuruese në Turneun Ndërkombëtar të Podgoricës të Malit të Zi, Anamaria Daberdaku renditet mes tre më të mirave duke u ngjitur në podium si medaliste e bronztë. Krahas medaljes përkatëse, ajo u nderua edhe me një Kupë personale.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Anamaria, bën të ditur se së bashku me të stërvitet në palestrën e pingpongut Vllaznia edhe motra e  saj më e vogël, Amelida, që do të thotë se shumë shpejt në formacionin e ekipit të pingpongut Vllaznia do të kemi dy motrat, Anamaria dhe Amelida Daberdaku.

Veriu Sport, intervistoi njëkohësisht edhe babain e dy pingpongisteve të vogla, ish kampionin e boksit të Vllaznisë, Rafael Daberdaku, i cili ka një pjesë të rëndësishme të mbështetjes që i jep dy vajzave të tij për të ushtruar pasionin e tyre në sportin e pingpongut.

(Video) Prononcimin e plotë në video të pingpongistes kampione Anamaria Daberdaku, babait të saj, ish kampionit të boksit, Rafael Daberdaku, trajnerit të pingpongut Sokol Tirana, së bashku me pamjet e suksesit në Turneun Ndërkombëtar të Podgoricës, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img