Saturday, July 27, 2024

Brighton jep spektakël, “poker” Tottenham-it

Lexo

Formacioni i De Zerbit i rikthehet fitoreve dhe e bën këtë çuditërisht kundër Spurs, me një paraqitje fantastike që përfundon 4-2

Java e 19-të e Premier League ofron një tjetër surprizë të madhe, me Brighton e De Zerbit që triumfon me një poker ndaj Tottenhamit. Rezultat jashtëzakonisht i vështirë, me një 4-2 që i mundëson skuadrës së trajnerit italian, De Zerbi të rifillojë pas tre raundesh pa fitore dhe që ngadalëson Spurs pas tre fitoreve radhazi.

Tottenham, i thirrur për t’iu përgjigjur skuadrave në krye të tabelës, çuditërisht u rrëzua ndaj De Zerbit. Ndeshja e skuadrës së Postecoglou filloi me një start të tmerrshëm, me Hinshelëood dhe Joao Pedro (me penallti) që kaluan Brighton në avantazh në 20 minutat e para. Në pjesën e dytë nuk pati asnjë reagim nga Spurs, dhe vendasit vazhduan me ritmin e tyre, me Estupian dhe Joao Pedro përsëri me një penallti, për të kompletuar “pokerin”.

Tottenham u zgjua vetëm në minutën e 80-të, duke tentuar të reagojë me Velizin dhe Davies, por nuk mjaftoi. Postecoglou ngadalëson ritmin dhe mbetet i pesti me 37 pikë. De Zerbi bën një lëvizje përpara, tashmë i teti me 30 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img