Basania-Tërbuni 0-1(Shënues: Pierrot Bikatal 3’)
Tërbuni ka mar një fitore me vlerë në transfertë ndaj Basanias duke u imponuar me rezultatin minimal 0-1.
Ndeshja e luajti në fushën sportive të Bushatit nisi me gol për miqtë nga Puka, duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Pierrot Bikatal, i cili shfrytëzoi një gabim të pafalshëm të repartit të mbrojtjes vendase që u shfrytëzua mjaft mirë nga pukjanët për të kaluar në avantazh.
Pas golit të hershëm Tërbuni arriti të ruante epërsinë deri në vërshëllimën përfundimtare duke siguruar tri pikë të rëndësishme në transfertë.
Nga ana tjetër Basania largohet e zhgënjyer nga kjo sfidë jo vetëm për rezultatin por edhe për pretendimet e saj ndaj arbitrimit.
Skuadra vendase ka shprehur pakënaqësi për vendimet e gjyqtarit Sokol Bebja duke pretenduar se nuk iu akorduan dy penallti në favorin e saj.
Gjithashtu Basania pretendon se arbitri Bebja duhej të ndëshkonte me karton të kuq një prej lojtarëve të Tërbunit.
Tërbuni largohet me tri pikë të arta nga fusha e Basanias, ndërsa vendasit mbeten me pretendimet e tyre për arbitrimin.
Fatos LAMAJ


