(Video) Tjetër klasike e basketit meshkuj, Vllaznia-Tirana. Të mërkurën në “Qazim Dervishi” për Ligën Unike

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tre ditë më parë u ballafaquan në pallatin e sportit “Farie Hoti” të kryeqytetit, ku klasiken e basketit për meshkuj, Tirana-Vllaznia e fituan kuqeblutë me rezultatin 85-88. Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për javën e 12-të të Kampionatit Kombëtar të Superligës, ndërsa të mërkurën, klasikja Vllaznia-Tirana zhvendoset në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Këtë radhë, beteja do të jetë në kuadrin e Ligës Unike të basketollit, Shqipëri-Kosovë dhe sipas njoftimit të Klubit të Basketbollit Vllaznia, ndeshja në fjalë do të nisë prej orës 18:00.

Një sfidë kjo shumë e rëndësishme që referuar asaj që prodhoi tre ditë më parë në kryeqytet, ku përpos garës në fushën e lojës, ndeshje ishte e mbushur edhe plot teksion, por edhe me kërkime mes basketbollistëve. Për këtë të fundit, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë bërë ankimim zyrtar pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit, ku duke vënë në dukje fyerjet dhe ofendimet e vazhdueshme të lojtarëve bardheblu ndaj atyre të Vllaznisë, kanë kërkuar  ndëshkimin  e tyre sipas rregullores përkatëse.

Ashtu si edhe në ndeshjen e transfertës së para tre ditëve, edhe për sfidën e së mërkurës , basketbollistët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Eni Llazani, janë të karikuar dhe shumë të mobilizuar për ta kaluar me sukses këtë përballje. Por, për të përsëritur suksesin e javës së kaluar, stafi i Vllaznisë kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë shkodrane.

 Nesër në Liga Unike: Vllaznia vs Tirana! .  Data: 22 janar

 Ora: 18:00.  Vendndodhja: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër. Një tjetër përballje e rëndësishme për ekipin tonë në Liga Unike! Ejani dhe mbështesni Vllazninë në këtë sfidë të madhe! Forca Vllaznia!”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit kuqeblu të basketit.

(Video) Fragment spektakli i dhuruar nga basketbollisti kuqeblu Dy’Quavis ‘Air’ Ëilkins në ndeshjen përballë Tiranës)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img