Sunday, May 19, 2024

(Video) Trajnerin Bekteshi e ngroh ardhja e basketbollistit amerikan, por pret përforcime të tjera për kuqeblutë

Lexo

Situata e Vllaznisë në basketboll për meshkuj duket se po ndryshon për mirë. Pikërisht, kur duhen edhe dy javë të nis kampionati kombëtar për sezonin 2023-2024, Vllaznia bën realitet goditjen e parë duke firmosur me basketbollistin amerikan Craig Lamont Sabb.

Ardhja e këtij lojtari me një CV të pasur në karrieren e tij sportive duket se ka ngrohur trajnerin Damian Bekteshi, i cili për hirë të së vertetes gjatë kësaj periudhe është shprehur pesimist për të ardhmen.

Por, ndërkohë, për Bekteshin, për vetë kontigjentin e pakët që Vllaznia ka në dispozicion, skuadra ka nevojë për përforcime të tjera.

Gjatë një prononcimi për median, kreu i pankinës kuqeblu, Damian Bekteshi flet edhe për vështirësitë që po kalon skuadra në aspektin financiar dhe mundësinë e mbështetjes nga komuniteti i biznesit.

Sa i përket nisjes së kampionatit të ri, trajneri Bekteshi bën të ditur se është vendosur që java e parë do të luhet me datë 7 tetor, por për momentin akoma nuk është hedhur shorti në Federatën Shqiptare të Futbollit për të përcaktuar kalendarin e kampionatit kombëtar.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në basketboll meshkuj Damian Bekteshi pas ardhjes së basketbollistit amerikan dhe pragndeshjen e kampionatit të ri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img