Monday, August 18, 2025

(Video) Turneu Botëror i Futbollit IPA në Shkodër. Hidhet shorti-19 ekipe me mbi 600 oficerë policie, pjesë e aktivitetit. Spikat, dueli, Shqipëri-Serbi

Lexo

Grupi A: Shqipëria, Greqia, Serbia, Germania, Moldavia

Grupi B: Maqedonia e Veriut, Rumania, Kroacia, Izraeli, Bosnje Hercegovinë

Grupi C: Bullgaria, Qipro, Zvicra, Spanja, Kombëtarja e Balkanit

Grupi D: Mai i Zi, Austria, International Ëord Tean, Sllovenia

19 ekipe meshkuj dhe 4 femra, me mbi 600 oficerë policie dhe ish-oficerë nga e gjithë bota do të jenë pjesë e Turneut Botëror të Futbollit IPA që këtë radhë zhvillohet për herë të parë në Shkodër.

Në pritje të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm, i planifikuar të zhvillohet në qytetin verior nga data 4 deri më 8 qershor 2025, mesditen e sotme, organizatorët kanë hedhur shortin në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” nën monitorimin e Blendi Dibrës, sekretar i përgjithshëm i KF Vllaznia.

Me interes është pritur përbërja e grupit A, ku përzierja fiksoi ekipin e  Shqipërisë të konkurojë me Greqinë, Serbinë, Gjermaninë dhe Moldavinë.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, ka qënë Skënder Doda, një ish kampion i mundjes që për shumë vite ka shërbyer në strukturat drejtuese të polisicë shqiptare, përfshirë edhe Qarkun Shkodër, aktualisht në cilësinë e Presidentit të Seksionit Shqiptar të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë organizatës shqiptare IPA,  i cili bëri të ditur se turne unik, nxit jo vetëm konkurrencën miqësore, por edhe bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin profesional dhe vlerat thelbësore të miqësisë dhe solidaritetit mes anëtarëve të zbatimit të ligjit.

Interesant është fakti, se përzierja e goglave të shortit vuri përballë ekipin e policëve shqiptarë më ato të Serbisë, që koinçidon edhe në përballjen e kombëtareve të dy vendeve përkatëse në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Për mbarëvajtjen dhe vlerat e këtij aktiviteti, foli edhe zëvendës presidenti i IPA, Ardian Zaganjori, që krahas kontributit në policinë e shtetit, ka një përvojë pozitive edhe si ish administrator i KF Vllaznia.

Sips dy drejtuesve të lartë të IPA Shqipëri, Doda-Zaganjori, përtej ndeshjeve të futbollit, eventi do të shfaqë një aksion të veçantë mjedisor si një gjest mirënjohjeje ndaj qytetit nikoqir. Me asistencën e Bashkisë Shkodër dhe në bashkëpunim me OJQ mjedisore Eko Mendje, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një operacion pastrimi në grykën e lumit Buna, duke mbështetur ruajtjen e natyrës dhe ndërgjegjësimin mbi zhvillimin e qëndrueshëm.

Vizitorët gjithashtu do të kenë mundësinë të shijojnë atraksionet kulturore dhe natyrore të Shkodrës, përfshirë Kalanë ikonike të Rozafës, fshatin skenik të Shirokës dhe plazhet me rërë të Velipojës, duke ofruar një kombinim të paharrueshëm të sportit, angazhimit mjedisor, turizmit dhe trashëgimisë kulturore.

Shkodra është krenare që është qyteti mikpritës i këtij eventi prestigjioz ndërkombëtar, i cili pritet të kthehet në një traditë të përvitshme në kalendarin global IPA.

(Video) Pamjet e hedhjes së shortit të botërorit të futbollit IPA, si dhe prononcimet e plota të Presidentit të Seksionit Shqiptar të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë organizatës shqiptare IPA, Skënder Doda dhe zv.Presidentit Ardian Zaganjori, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Lushnja bindëse në miqësore, mposht 4-1 Bylisin

Lushnja-Bylis 4-1 Golat:Ribaudo 28,Kaçanolli 45,Olola 83,Arapi 90/Mustafa 16 Lushnja:Haremi,Magani,Korreshi,Goxhaj,Allmuça,Uesli,Deliaj,Meta,Zaganjori, Ribaudo,Kaçanolli (U aktivizuan:Hoxha,Lamçe,Arapi,Basha,Fejzo,Bali,Olola). Trajner:Erion Xhafa Bylis:Beqaj,Skënderaj,Ofori, Kane,Hodo,Gjuzi,Akibu,Kita,Buraneli,Mustafa,Mamadu. (U aktivizuan:Hebeja,Jahaj). Trajner:Arben Ahmetaj Gjyqtarë: Olti Çela,...
- Advertisement -spot_img