(Video) Veteranët e mundjes, takim në nderim të kolegut të tyre Edmond Çupi, i ardhur nga emigracioni – Nga Agron Isufi

Shoqata e Mundjes Vllaznia e ka kthyer në një traditë të veten organizimin e takimeve të herëpashershme në gjarjeve dhe datave festive. I tillë ishte edhe takimi i sotëm, i cili iu dedikua ish mundësit të njohur shkodran, Edmond Çupi, i cili pas një karriere të suksesshme me Vllazninë, jeton prej vitesh në emigracion.

Figurat e njohura të mundjes shkodrane në vite, Eliaz Guri, Pal Marku, Dilaver Cufi, Besim Pirani, Besnik Rama, Ismet Guri, Lutfi Drini, Kolë Spasari, Skender Mushtaraku, Dush Lluja, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së veteranëve të mundjes të ardhur nga Tirana, sekretari, Xhelil Cibaku dhe Zef Çupi, patën kënaqësinë të kalojnë një dreke festive me kolegun e tyre të tapetit të mundjes, Edmond Çupi, i cili rikthehet në Shkodër pas një periudhe të gjatë emigracioni.

Bisedat mes njëri-tjetrit, sjellja në vemendje e kujtimeve të atyre viteve të karrieres sportive në ekipin e mundjes Vllaznia, foto, batuta, humor dhë këngë, shoqëroj takimin e tyre përmbi dy orë, në një takim ndryshe, i cili sipas vetë veteranëve të mundjes do të përsëritet edhe herë të tjera duke mbajtur të bashkuar veteranët e mundjes shkodrane, ashtu si dikur kur bënin sport.

Video: Në emër të shoqatës së veteranëve të mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare, përshëndetën, Eliaz Guri dhe Xhelil Cibaku.  Fotot dhe video nga Agron Isufi

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu