Tuesday, April 16, 2024

(Intervista) Prag ndeshja, Vllaznia-Dinamo, Kruja optimist për fitore tre pikëshe

Lexo

Edhe pse është një tipik mesfushor-sulmues, nevojat e skuadrës e kanë detyruar atë që në javët e para të këtij sezoni futbollistik, të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Pozicion që me të gjitha gjasat, ai do ta mbajë edhe në sfidën e radhës ndaj Dinamos. Në intervistën dhënë kolegut tonë, Admir Uruçi, Kruja shprehet optimist për fitore ndaj Dinamos si dhe besimin e fitimit të trofeut në fund të sezonit.

Në dukje një takim i lehtë ai i Kupës, por ju duhen dy gola për të kaluar në turin tjetër. Si e shikoni këtë përballje?

Është ndeshje delikate, e cila kërkon shumë kujdes dhe vlerësim maksimal, duke marrë parasysh se luajmë në një fushë me bar sintetik. Ne duhet të fitojmë me 2 gola diferencë, por besoj qe do t’ia arrijmë të kalojmë në turin tjetër të Kupës.

Kupa është një objektiv për ju?

Kupa është rruga më e shkurtër për të hyrë në Europë dhe normalisht që është objektiv madhor yni, pasi jemi edhe mbajtësit në fuqi të saj.

Si e vlerësoni këtë fillim të Vllaznisë?

Çfarë nuk po shkon tek ekipi në këto katër javë? Thjesht nuk kemi arritur të lidhemi siç duhet njëri me tjetrin, por shumë shpejt do të vijnë edhe rezultatet pozitive sepse kemi lojtarë shumë cilësorë në përbërje, të cilët do ta shfaqin veten dhe do të na ndihmojnë të arrijmë objektivat që kemi.

Si e shihni Vllazninë në javët e ardhshme? 

Shikoj një Vllazni të fortë dhe të frikshme për çdo ekip të Superiores dhe shpresoj të jetë viti ynë për të dalë kampion.

Si e shikoni këtë Vllazni me atë të një sezoni më parë?

Edhe vjet kemi pasur një ekip shumë të mirë, por edhe këtë vit ekipi është shumë i mirë. Thjesht mungon pak harmonizimi i lojtarëve, sepse ka shumë prurje të reja, por që shumë shpejt do të shfaqin veten e cilësitë që kanë.

Ku e shikoni forcën e saj?

Forcën e Vllaznisë e shoh te grupi, por edhe te disa lojtarë të cilët bëjnë diferencën në Superiore.

Vllaznia pret Dinamon, si e shihni këtë sfidë? Pavarësisht mungesave sa janë shanset e Vllaznisë për t’u kthyer te fitorja?

Vllaznia është e përgatitur për çdo ekip dhe në çdo ndeshje, për të dhënë më të mirën. Mendoj që duhet të zbatojmë detyrat e të bëjmë paraqitje dinjitoze, dhe rezultati do të vijë. Unë kam shumë besim se do të kthehemi te fitorja në kampionat. Skuadra po përgatitjet për një gjë të tillë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img