Saturday, July 27, 2024

Luan Lioniel Mesi, shiten të gjitha biletat në stadiumin 40 mijë vendesh. Miqësorja e Inter Majemi në Hong Kong

Lexo

Biletat për miqësoren që Interi i Majemit do ta zhvillojë në Hong Kong janë shitur brenda një ore dhe kjo ka ardhur natyrisht falë pranisë në këtë ndeshje të Lionel Mesit. Klubi i Ligës Amerikane të Futbollit (MLS) do të bëjë një vizitë historike në Lindjen e Largët, teksa skuadra që ka si një nga pronarët ish-futbollistin e famshëm, Dejvid Bekham, e anuloi udhëtimin në Kinë pas përfundimit të edicionit 2023 dhe do të luajë kundër një ekipi të përzgjedhur të Hong Kongut më 4 shkurt.

Të gjitha biletat janë shitur brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Bileta më e lirë ka qenë afër 105 euro, ndërsa më e shtrenjta 570 euro. Stadiumi ku do të zhvillohet miqësorja ka kapacitet prej 40 mijë ulëseve. Kujtojmë se Mesi me skuadrën e tij, Interin e Miamit, do të luajë miqësore edhe kundër El Salvadorit dhe kundër skuadrës së Kristiano Ronaldos, El-Nasrit në Kupën e Rijadhit. Në këtë Kupë do të luajë edhe skuadra e El-Hilalit, që është kryesuese e renditjes në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img