Sunday, May 12, 2024

(Video) Vllaznia, gati për Partizanin. Trajneri Osmani projekton titullarët. Kapiteni Balaj në fushë, Hakaj e nis si zëvendësues, Mala nuk ia del

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë janë gati për Partizanin. Ndeshja në fjalë luhet të hënën në stadiumin “Arena e Demave” duke nisur nga ora 18:00. Një stadium ky, tapeti i të cilit është me bar sintetik, çka ka detyruar Vllazninë që për t’u përshtatur sa më mirë me një terren të tillë, të stërvitet gjatë të gjithë javës në “Reshit Rusi”, stadiumin numër 2 të Shkodrës, i cili është me bar sintetik.

Në fakt, për kuqeblutë, një zgjedhje e tillë ka qënë e dyfishtë edhe për faktin në këto ditë me reshje të dendura shiu, fusha sportive e Golemit në periferi të qytetitn të Shkodrës me bar natyral ka qënë e rënduar, jashtë normalitetit për një stërvitje komode.

Në ndryshim nga sfida e javës së 11-të ndaj Erzenit, ku ka pasur vetëm dy ditë në dispozicion për të punuar me skuadrën, kjo e radhës me Partizanin për llogari të javës së 12-të i ka dhënë mundësi trajnerit të ri Qatip Osmani të ketë më tepër kohë në dispozicion për të njohur skuadrën, si dhe për të bërë lëvizjet e duhura në skemën e lojës si dhe në emrat e futbollistëve që do ta nisin nga minuta e parë.

Ajo që e ka shqetësuar më shumë teknikun Osmani ka qënë infermieria, e cila përpos emrave të mëparshëm, u patën shtuar edhe dyshja Balaj-Mala. Megjithë punën përkushtuese të stafit mjekësor, Mala nuk ia ka dalë duke mos qënë gati për sfidën ndaj Partizanit, ish skuadra e tij me të cilen luajti për dy sezone.

Pozitive për teknikun Osmani është që kapiteni Bekim Balaj do të vijojë të jetë në majë të sulmit kuqeblu, ndërkohë që e reja e teknikut nga Tetova ka të bëjë me besimin që pritet t’i japë të riut Antonio Delaj, prej të cilit duket se ka mbetur i kënaqur me përformancën që ai dha si zëvendësues në ndeshjen e kaluar ndaj Erzenit. Po, përpos Delajt, Osmani ka dhënë sinjale që mund të rikthejë Çobën në formacion, futbollist ky javën e fundit ka qënë në stol.

Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar, një tjetër ngrohtësi për teknikun e ri ka të bëjë edhe me një përmirësim të ndjeshëm të mëngjërashit të prapavijës, Ersin Hakaj. Por që, gjithësesi stafi mjekësor insiston që Hakaj nuk duhet të hidhet në fushë nga minuta e parë, por të jetë në stol duke i dhënë mundësi trajnerit, që sipas nevojës që mund të ketë skuadra, ta shfrytëzojë në pjesën e dytë.

Sa i takon pjesës tjetër të formacionit, në fushë pritet të jenë ato emra që luajtën të mërkurën ndaj Erzenit në “Loro Boriçi”, si portjeri Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Sala, Krymi, Boshnjaku, Alivoda.

(Video) Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, flet për pragsfiden me Partizanin. Java e 12-të e Superiores.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img