E mbylli me fitore vitin 2023 dhe me fitore kërkon, Vllaznia ta nisë vitin 2024. Një gjë të tillë e shprehu sot trajneri kuqeblu, Qatip Osmani gjatë konferencës për shtyp dhënë një ditë përpara ndeshjen me Kukësin.
Gjatë komunikimit me gazetarët shkodranë, tekniku Osmani u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës, ndërsa konfirmoi se Vllanzia është gati për ndeshjen e nesërme me verilindorët.
Edhe pse në fushë nuk do të jenë tre titullarë, Hakaj dhe Juriç me kartonë, dhe Gruda i dëmtuar, Osmani garantoi se zëvendësuesit e tyre do të jenë në gjendje ta bëjnë si duhet punën në këtë ndeshje.
I pyetur për merkaton, Osmani tha se Vllaznia po kërkon të marrë ndonjë lojtarë, por duke mos u nguruar, ndërkohë që sqaroi edhe komentet rreth një mundësie të riveshjes kueblu të Eraldo Çinarit.
Ndeshja në fjalë që përballë dy skuadrat veriore, do të luhet pasditen e së dielës në stadiumin ‘Loro Borici’ në kuadrin e javës së 19-të të Abissnet Superiore prej orës 17:00. Në konferencën për shtyp dhënë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, trajneri kuqeblu, Qatip Osmani, u shpreh optimist për fitore.
(Video) Prononcimi i plotë i trajnerit Qatip Osmani në pragndeshjen, Vllaznia-Kukësi. Superiore, java e 19-të.