(Video) Vllaznia mposht Laçin në miqësore me rezultatin 3-0. Spikat i riu Amin Tahiri me dopietë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Laçi 3-0
Vllaznia ka regjistruar një tjetër paraqitje pozitive në fazën përgatitore teksa ka mposhtur Laçin me rezultatin e pastër 3-0 në një ndeshje miqësore të zhvilluar këtë të mërkurë.
Skuadra shkodrane e zgjidhi sfidën në 45 minutat e dyta duke shënuar të tre golat dhe duke konfirmuar formën e mirë në prag të nisjes së sezonit të ri.
Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i mirë dhe raste nga të dyja ekipet por portat mbetën të paprekura.
Si Vllaznia ashtu edhe Laçi u përpoqën të kontrollonin lojën dhe të krijonin mundësi megjithatë mungoi finalizimi.
Në pjesën e dytë kuqeblutë rritën ndjeshëm intensitetin dhe gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 70-të.
Ishte Amin Tahiri ish-sulmuesi i Tiranës ai që zhbllokoi sfidën duke kaluar Vllazninë në avantazh.
Vetëm tetë minuta më vonë Edon Murataj realizoi një gol mjaft të bukur me një goditje nga distanca duke dyfishuar shifrat dhe i dhënë më shumë qetësi ekipit të tij.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit në minutën e 89-të Amin Tahiri u rikthye protagonist.
Sulmuesi realizoi edhe golin e dytë personal duke kompletuar dopietën dhe vulosur fitoren 3-0 të Vllaznisë.
Ky sukses përbën një tjetër sinjal pozitiv për skuadrën shkodrane e cila vijon përgatitjet me ritëm të mirë për sezonin e ri.
Nga ana tjetër Laçi do të kërkojë të nxjerrë mësimet e nevojshme nga kjo përballje për të korrigjuar mangësitë para sfidave zyrtare që e presin në javët e ardhshme.
Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img