Vllaznia, të premten, miqësore me Burrelin në “Loro Boriçi”, më pas zhvendosja në Pukë për minifazën përgatitore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dy miqësore ka zhvilluar Vllaznia pas mbylljes së konkurimit në Kupat e Europës ku u elemina në turin e parë nga Malisheva e Kosovës.

Të parën e luajti në transfertë përballë Otrant Olimpik të Ulqinit, të cilen e humbi me rezultatin 2 me 1, ndërsa e dyta ishte ajo e luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës përballë Laçit debutues, të cilen e fitoi me rezultatin 3 me 0.

E treta sipas radhës në miqësoret e programuara në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, është ajo që do të luhet pasditen e nesërme(të premten) ku kuqeblutë do të luajnë përsëri në shtëpi, këtë radhë duke pritur Burrelin e Kategorisë së parë të drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj.

Këto janë tre miqësoret e para, nga pesë të programuara deri në misje të sezonit të ri futbollistik, ndërkohë që të hënën kuqeblutë do të zhvendosen nga Shkodra e temperaturave të larta në Pukën malore me ajrin e freskët, aty ku pak ditë më parë zhvilloi fazën përgatitore edhe Vllaznia e Futbollit Femra në prag të ndeshjeve europiane.

Nga sa bëhet e ditur, udhëtimi i Vllaznisë drejt Pukës do të jetë mëngjesin e së hënës dhe qëndrimi në kampingun pukjan do të jetë për një periudhë dhjetëditore, gjatë së ciloës pritet të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img