Në harkun kohor të dy javëve, Shkodra mirëpriti dy aktivitete kombëtare për sportin e atletikës, Kampionatin Kombëtar të atletikës për kategorinë e moshës U16 dhe më pas atë U18, kampionate këto që u fituan nga ekipi i Vllaznisë.
Në këtë mënyrë, Vllaznia në atletikë për meshkuj vazhdon të jetë lidër në shkallë kombëtare, kur kemi parasysh se në harkun kohor 18-të viteve të fundit arrin të fitojë të gjitha trofetë, duke filluar nga grupmoshat dhe deri tek ekipi i parë. Dy javë më herët u shpall kampione për kategorinë e moshës U16, ndërkohë që këtë mesjavë regjistroi suksesin e radhës duke u shpallur kampion për 18-vjeçarët.
Aktiviteti në fjalë u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me pjesëmarrjen e rreth 150 sportistëve, përfaqësues të dhjetë ekipeve pjesëmarrëse.
Suksesi i Vllaznisë së drejtuar nga trajnerët Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafo, Jetmir Jahaj ishte i dyfishtë në këtë kampionat duke arritur të fitojë dy trofe, atë ekipor duke grumbulluar me 87 pikë, ndërkohë që trofeu i sportistit më të mirë të aktivitetit, i takoi atletit të Vllaznisë, Arijon Alibali, me 684 pikë olimpike.
Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtarë U18
100 m
Arijon Alibali – Vendi i parë
110 m me pengesa
Andrea Nenshati – Vendi i parë
200 m
Arijon Alibali – Vendi i parë
400 m me pengesa
Damian Pohja – Vendi i parë
Isli Shurbani – Vendi i dytë
Enis Nikshiqi – Vendi i tretë
400 m
Dardan Baraku – Vendi i tretë
Kërcim së gjati
Sulejman Taka – Vendi i parë
Damian Pohja – Vendi i dytë
Elmas Rakiqi – Vendi i tretë
Kërcim së larti
Andrea Nenshati – Vendi i parë
Kërcim 3-hap
Sulejman Taka – Vendi i parë
4×100 m stafetë
- Nenshati, D. Baraku, D. Pohja, I. Shurbani – Vendi i parë
4×400 m stafetë
- Balla, A. Nenshati, D. Baraku, D. Pohja – Vendi i parë
Klasifikimi ekipor
Vllaznia – Vendi i parë me 87 pikë
Sportisti më i mirë i aktivitetit, Arijon Alibali, me 684 pikë olimpike.
Urime atletëve dhe trajnerëve për këtë paraqitje shumë të mirë dhe për vazhdimësinë
(Video) Përmbledhjen e garave të Kampionatit Kombëtar të atletikës U18 zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, si dhe prononcimin e kryetrajnerit të Vllaznisë, Albert Marashi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE
Gaspër MARKU


