Murale dedikuar Vllaznisë-Ideja dhe iniciativa e Vllaznia Diaspore, realizimi i Bashkisë Shkodër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Grupimi i tifozëve “Vllaznia Diasporë” vazhdon të jetë aktiv në krijimin e një klime sa më të shëndoshë dhe pozitive në mbështetje të Vllaznisë, prej së cilës ky fundsezoni futbollistik pritet që t’i dhurojë tifozëve të zjarrtë shkodranë titullin kampion të munguar prej 25 vitesh.

Pa ditë më parë grupimi në fjalë, administratorët e të cilit janë Seno Fishta, Marjan Marku, Kristian Baqli, Art Kaca, Skerdi Bejzade, etj bëri të ditur nismën për grumbullimin e një fondi financiar që do t’i dhurohet ekipit të Vllaznisë në formën e një premio nga Vllaznia Diasporë, në rast se kuqeblutë do të shpallen kampion.

Ndërkohë, hapi tjetër i radhës është realizimi i një muraleje dedikuar Vllaznisë, e cila ka nisur të punohet në një nga fasadat e pallateve në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Nga sa bëhet e ditur, ideja dhe iniciativa për përgatitjen e kësaj muraleje në dedikim klubit kuqeblu, është e Vllaznia Diaspore dhe realizimi nga Bashkise Shkodër.

Bëhet fjalë për një muraleje ku spikat dekori kuqeblu, brenda së cilës do të ketë një thënie tradite. Nuk ka lojtar specific në murale, por ka dy persona, që  nenkupton trashigimnin ndër breza, të dashnisë për Vllazninë.

Sips organizatorëve, muralja dedikuar Vllaznisë, pritet të jetë gati brenda dhjetë ditëve, duke shpresuar dhe besuar se inaugurimi i saj do të bëhet me rastin e shpalljes së Vllaznisë kampione e Shqipërisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img