Vllaznia ka zbritur në fushën stërvitore duke mbyllur pushimet verore, që në fakt që pas përfundimit zyrtar të sezonit 2025-2026 kanë qënë të pakta, pasi në sfond janë shumë shpejt përballjet europiane për turin e parë kualifikues të UEFA Conference League, shorti i së cilës hidhet më 16 qershor.

Seanca e parë stërvitore për sezonin e ri 2026-2027 është zhvilluar në fushën sportive të Golemit më praninë e një grupi të zgjeruar fubollistësh, i ndërthurur mes atyre titullarë si dhe elementit të ri, ato që kanë qënë pjesë e skuadrës edhe sezonin e kaluar si dhe një grup tjetër më i ri i ardhur kryesisht nga Vllaznia U19 si dhe Vllaznia B.
Në hapje të seancës, trajneri Edi Martini së bashku me kolegun e tij Ergi Borshi si dhe pjesën tjetër të sftafit ka bëshkëbiseduar me futbollistet kuqeblu, pjesë e së cilës nuk ishin disa nga titullarët kryesorë të skuadrës, si kapiteni Balaj, Gurishta, dy portjerët Leon Pohls dhe Aron Jukaj, si dhe disa të tjerë, të cilët, nisur nga një sezon i lodhshëm dhe plot stress, drejtuesit e klubit i kanë lënë edhe për dy-tre ditë pushim më tepër.
Në seancën e parë pritej të ishte prezent edhe blerja më e re e Vllaznisë, mesfushori i ardhur nga Vora, Patrik Bardhi, për të cilin u njoftua se ai do t’i bashkohet skuadrës deri në fundjavë.
Skuadra kuqeblu do të vijojë përgatitjet në Shkodër përrreth dy javë, periudhë kjo që do t’i shërbejë klubit për të zyrtarizuar edhe blerjet e reja, të cilët tashmë stafi teknik i ka përcaktuar, por pritet vetëm prezantimi i tyre, në mënyrë që zhvendosja më pas për në Slloveni, aty ku është fiksuar zhvillimi i fazës përgatitore themelore për Kupat e Europës, ta gjejë skuadrën e kompletuar në të gjithë repartet e lojës. Ditët stërvitore në Shkodër pritet të shoqërohen edhe me ndonjë ndeshje miqësore.
E para, do të jetë me skuadrën shqiptaro-malazeze të Deçiqit në Tuz të Malit të Zi, sfidë kjo e cila pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
(Video) Pamje nga seanca e parë stërvitore e Vllaznisë në fushën sportive të Golemit-Shkodër(8 qershor 2026) mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


