Saturday, July 27, 2024

(Video). Vllaznia tenton, por brazilianët e Partizanit bëjnë diferencën. Të kuqtë fitojnë me meritë, 1 me 3. Superliga e volej Meshkuj

Lexo

Vllaznia-Partizani  1-3

(20-25, 25-21, 15-25, 18-25)

Vllaznia: Gledis Lloshi, Klaudio Preka, Ross Andreë Dube, Mario Lugaj, Endri Jukni, Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Ardit taflaj, Fatjon Çekini, Gilman Lika, Nikolin Qafarena(C), Gersi Jula, Ditmir Rreshketa, Enid Daniku. Trajner: Artan Kalaja

Partizani: Klajdi Mexhaj, Ergin Baçova, Muharrem Deliu, Francisco Souza, Leonardo Cardoso, Bledi Rama, Uesli Shllaku, Xhoi Osmani, Zhenklaud Muça, Xhulio Elezi, Klodjan Kasa, Osman Qepa, Klajdi Hoxha, Raul Sabliqi. Trajner: Ylli Tomorri.

Gjyqtarë: Enea Dusha, Roland Mujo

Partizani ishte mysafir i dyfishtë në përballjen e së premtes ndaj dy ekipeve të volejbollit, femra dhe meshkuj. Ashtu si edhe përpara ndeshjes së femrave, edhe në këtë meshkujve, fillimi i është detikuar homazhit me një minuta heshtje në nderim të is volejbollistit dhe is trajnerit të Vllaznisë, Adrian Mikopula, ndarë nga jeta pak ditë parë në moshën 60-të vjeçare.

Ndryshe nga ndeshja e volejbollit femra, ku Partizani kampion dominoi nga volejbollisteve kuqeblu duke fituar 0 me 3, në duelin e meshkujve ndeshja ishte e hapur gjatë të gjithë ecurisë së saj.

Jo vetëm se kuqeblutë arritën të marrin me meritë një set, atë të dytin, por dhe për tre të tjerët, që edhe pse u fituan nga Partizani, të kuqve iu desh të djersinë shumë për t’i bërë pronë të tyre.

Referuar ecurisë së takimit, seti i parë fitohet nga Partizani me shifrat 20-25. I dyti, falë edhe vendosmërisë së kuqebluve me në krye kapitenin Nikolin Qafarena në fushën e lojës, Vllaznia e fiton 25 me 21.

I treti për nga radha paraqitet me një dominim më të madh të Partizanit, i cili e mbyll me fitore 15-25. Emocionet më të shumta i kishte seti i katërt, ai i cili do të vendoste për fitoren e krejt ndeshjes nga Partizani, ose në të kundërt, një fitore e Vllaznisë e çonte ndeshjen me set final.

Tekniku i kuqebluve Artan Kalaja, i beson shumë kanadezit Dube i ardhur dy ditë më parë tek Vllaznia duke e lënë gjatë të gjithë kohës titullar në fushën e lojës. Por, për hir të së vertetes, përpos disa momenteve të pakta që mori duartrokitje, pjesa tjetër ishte larg pritshmërisë, kjo ndoshta edhe nga koha e pakët e përshtatjen me skuadrën.

E kundërta ndodhë në kampin kundërshtar, ku brazilianit e Partizanit, Francisco Souza, Leonardo Cardoso, janë ato ë bëjnë diferencën në fushën e lojës duke i dhënë fitoren skuadrës së tyre e cila duke fituar setin e katert 18-25, Partizani fiton edhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3.

Me këtë fitore, Partizani regjistrion fitoren e katërt radhazi në katër javë kampionat, ndërkohë që Vllaznia, pas humbjes në Shijak pëson humbjen e dytë, duke mbetur vetëm me dy fitore, ato ndaj Skënderbeut në transfertë dhe Studentin në Shkodër.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Partizani volej meshkuj, dy setet e parë me koment si dhe seti i katërt së bashku me mbylljen e ndeshjes me koment.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img