Saturday, July 27, 2024

(Video) Superliga e Volej Femra-Vllaznia e pafuqishme për të ndalur Partizanin kampion. Humbet në shtëpi, 0-3

Lexo

Vllaznia-Partizani 0-3 (15-25, 17-25, 21-25)

Vllaznia: Xhesika Kaçi, Paola Gjyshja, Stela Agolli, Laura Ballçiti, Mandisa Kuçi, Edna Erkoçi, Sarah Beci, Liridona Kodra, Elira Rukaj, Marjana Ndou, Klodeta Zhivani(C), Gentjana Kodra. Trajner: Nora Deda

Partizani: Sara Stafa, Eni Fagu, Klavia Petëza, Çezarina Xheka, Joana Kushi, Uerda Ndou, Kejsi Sirira, Xhovana Kaçorri, Eda Gjermeni, Megi Sallahu, Ergysa Blloku. Trajner: Amarilda Prenga.

Gjyqtarë: Roland Mujo, Enea Dusha

Partizani kampion në fuqi për volejboll femra ishte mysafir pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke u ndeshur me Vllazninë vendase. Një ndeshje, që nisi me një homazh në nderim të ish volejbollistit dhe ish trajnerit të Vllaznisë, Adrian Mikopula, ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 60-të vjeçare.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Nora Deda e kishte të vështirë të përballonte vlerat e skuadrës kryeqytetase. Në harkun kohor të 24 minutave, mikeshat e drejtuara nga trajnerja Amarilda Prenga fitojnë setin e parë me shifrat 15-25.

Me të njëjtin ritëm, Partizani arrin të fitojë edhe setin e dytë, këtë radhë me shifrat 17-25. Krejt ndryshe ishte seti i tretë. Dhe, kjo për meritë të Vllaznisë, ku orientimet e trajneres Deda në pushimin mes ndërrimit të seteve, duket se i shërbeu volejbollisteve kuqeblu, të cilat shfaqen krejtësisht të barabarta me skuadrën kampione. Madje, me pak kujdes, edhe mund ta fitonin këtë set për të rihapur ndeshjen. Por Partizani nuk fal, dhe në pikët vendimtare vendos përvoja dhe kualiteti i volejbollisteve të kuqe finalizon mbylljen e setit me shirat 21 me 25, duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitoren e pastër, 0 me 3.

( Video) Ndeshja Vllaznia-Partizani, volej femra, 0-3. Transmetim i plotë me koment.)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img