Saturday, November 23, 2024

(Video) Vllaznia U18, nderon basketbollin shkodran. Skuadra e drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa, shpallet kampione e Shqipërisë

Lexo

Finalja Vllaznia U18-Goga Basket U18, 69-61

Në këtë vit të zymtë për basketbollin shkodran, kur për herë të parë në historinë e tij, ekipi i basketbollit të meshkujve bie nga kategoria e Superligës, është Vllaznia e basketit për të reja U-18 që merr përsipër të nderojnë basketbollin shkodran.

Ekipi i drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa, njëkohësisht edhe basketbolliste titullare e ekipit të të rriturave që drejtohet nga trajneri Blear Gjeçaj, fiton titullin kampion kombëtar për sezonin 2022-2023.

Kjo ka ndodhur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, kur pas një lufte të fortë sportive, por edhe rivalitetit dhe emocioneve të pafund që shoqëruan finalen, Vllaznia U18-Goga Basket U18, ka qënë skuadra shkodrane, kur në vërshëllimën e fundit të gjyqtarëve të takimit e ka parë veten fituese me rezultatin 69 me 61. Moment, që është përjetuar me emocione nga tifozëria shkodrane, e cila duhet thënë se në këtë finale ka qënë e shumtë në numër.

Por, sigurisht, që emocionet më të shumta kanë qënë në momentin e organizimit të ceremonisë së mbylljes së kampionatit, kur sekretari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, i ka dorëzuar Vllaznisë U18 trofeun e titullit kampion për sezonin sportiv, 2022-2023.

Urime basketbollisteve të reja shkodrane, urime trajneres Medina Mustafa, e cila ashtu si në fushën e lojës si basketbolliste, edhe në cilësinë e trajneres U-18, shfaq pasionin dhe profesionalizmin e saj!

(Video) Vllaznia e basketit U18, kampione e Shqipërisë. Pamje nga ceremonia e marrjes së trofeut, si dhe ndeshja, Vllaznia U18-Goga Basket U18, 69-61)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img