Saturday, November 23, 2024

(Video) Vllaznia Volej meshkuj U-21 shpallet kampione e Shqipërisë. Kuqeblutë fituan në transfertë finalen e tretë me Partizanin

Lexo

Partizani U21-Vllaznia U21, 0-3( 21-25,18-25,17-25)

Formacioni i Vllaznisë: Gilman Talani, Juri Lumanaj, Mario Lugaj, Sead Durro, Viktor Bazhdari, Mateo Qeseri, Zaim Halili, Erind Vora, Oliver Marku, Enea Grimaj, Amadeus Veleçiku, Dion Zefi. Trajner: Endri Jukni, Fatjon Çekini

Ndonëse volejbollistët e rritur të kategorisë së Superligës nuk arritën të shkojnë më tepër sesa vendi i katërt në kampionat, 21 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Endri Juknik dhe Fatjon Çekini kanë bërë realitet fitimin e titullit kampion.

Një gjë e tillë është arritur pas tre dueleve finale me ekipin e Partizanit. Sfida e parë e luajtur në pallatin e sportit “Aslan Rusi” të kryeqytetit është fituar nga Partizani me rezultatin 3 me 1. E dyta i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është fituar nga Vllaznia 3-2 duke bërë që rezultati i ndeshjeve të barazohej në 1 me 1.

Në këtë mënyrë, sipas formulës së kampionatit, finalja e tretë është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës, aty ku skuadra kuqeblu ka dominuar tërësisht në fushën e lojës. Një gjë të tillë e vertetojnë edhe tre setet e fituara, 21-25 seti i parë, 18-25 i dyti dhe 17-25 i treti duke fituar pastër me rezultatin 0 me 3.

Në përfundim të takimit, Federata Shqiptare e Volejbollit ka organizuar ceremoninë e mbylljes së kampionit, ku ka qënë Sekretari i Federatës, Ervis Dosti, i cili i ka dorëzuar trofeun e titullit kampion, kaptenit të Vllaznisë, Gilman Talani. Ndërkohë që më pas, trofeu ka kaluar edhe tek protagonistët e tjerë: Gilman Talani, Juri Lumanaj, Mario Lugaj, Sead Durro, Viktor Bazhdari, Mateo Qeseri, Zaim Halili, Erind Vora, Oliver Marku, Enea Grimaj, Amadeus Veleçiku, Dion Zefi, së bashku me trajnerët Endri Jukni, Fatjon Çekini.

Për këto të fundit, dy trajnerët Endri Jukni dhe Fatjon Çekini, suksesi i fitimit të titullit kampion vjen në një kohë kur ato vazhdojnë të jenë titullarë në fushën e lojës si volejbollistë edhe në ekipin e parë. Ashtu, si në të njëjtën kohë, një gjë të tillë e bëjnë edhe volejbollistët e formacionit fitues të Vllaznisë U-21, Gilman Talani, Marjo Lugaj, Viktor Bazhdari.

Një trofe i tillë, patjetër që është një sukses edhe për shoqatën e volejbollit Vllaznia të meshkujve, jo vetëm në aspektin moral, por në të njëjtën kohë shërben edhe si garanci për skuadrën e parë në vazhdimësinë e konkurimit duke nisur nga sezoni i ardhshëm 2024-2025.

(Video) Vllaznia U21 volejboll meshkuj mund Partizanin U21 në finale e tretë 0-3 dhe shpallet, kampione e Shqipërisë, sezoni 2023-2024.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img