Saturday, July 27, 2024

Kategoria e Parë- Play-Out/Përballjet, Besa-Luftëtari 3-1 dhe Lushnja-Iliria 2-0, mbajnë në të parën kavajasit dhe lushnjarët

Lexo

Kategoria e Parë zhvilloi finalet e Play-Out ditën e sotme në orën 16:00. Katër ekipe zbritën në fushën e lojës për të luftuar për dy biletat e fundit. Dy sfidat e “play-out”-it midis Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së dytë, kishin qëllim të përcaktonin se cilat do të jenë dy skuadrat që do të plotësojnë nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në Stadiumin “Flamurtari” mes Besës së Kavajës dhe Luftëtarit është mbyllur me rezultatin 3-1 në favor të kavajasve.  Golat e Eminit në minutën e 7-të dhe Alfuseinit në të 32-ën e vunë Besën në kontroll të lojës,  dhe ndonëse Ziaji shkurton shifrat për gjirokastritët në minutën e 49-të, Spahiu vulosi në të 55-ën fitoren 3-1 të kavajasve.

Ndërkohë, në duelin tjetër të zhvilluar në Stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës mes Lushnjës dhe Ilirisë së Fushë-Krujës fitues ka dalë Lushja me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar në secilin skaj të kundërt të lojës. Skuadra lushnjare, ka gjetur golin e parë pas vetëm 4 minutash lojë, me anë të Kasmollarit. Me epërsinë minimale të myzeqarëve do të mbyllet pjesa e parë në Rrogozhinë, ndërsa e dyta do të jetë e luftuar, por në minutën e fundit të kohës së rregullt, Lushnja ka gjetur edhe golin e dytë, me anë të Dragojit.

Në këtë mënyrë, pas dy sfidave të “Play Out”, Besa dhe Lushnja fitojnë të drejtën të qëndrojnë në Kategorisë së Parë duke vijuar konkurimin edhe në sezonin e ardhshëm 2024-2025, ndërkohë që Iliria dhe Luftëtari, nuk ia dalin duke mbetur në Kategorinë e Dytë edhe për sezonin e arshëm futbollistik.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img