“Thjesht, të mrekullueshëm! T’u thuash FALEMINDERIT është pak! Jeni tifozët më të mirë në Botë! PërJetëKuqeBLU!”,- kështu është shprehur presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi pas ndeshjes me rumunët e Universitatesë, për tifozët shkodranë.
Krahas falenderimit publik për tifozërinë, jo vetëm për mbështetjen entuziaste që i bëri skuadrës gjatë të gjithë ndeshjes, por edhe korrektesën shembullore që shfaqi në këtë sfidë, kreu i klubit Vllaznia ka vlerësuar shumë pozitivisht edhe faktorët që bashkëpunuan në mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar.
“Në emër të Klubit të Futbollit Vllaznia, publikisht falenderoj dhe vlerësoj maksimalisht gjithë partnerët tanë të rëndësishëm, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në organizimin e ndeshjes Vllaznia – Universitatea Craiova, e vlefshme per turin e dytë te “UEFA Europa Conferencë League”.
Me respekt, Alban Xhaferi-President”, shkruhet në postimin e zyrës së shtypit pranë KF Vllaznia.
(Video: Prononcimin e plotë të presidentit kuqeblu, Alban Xhaferi, mund ta ndiqnin në videon që shoqëron kronikën)