Thursday, April 18, 2024

(Video) Xhaferi, i mrekulluar me tifozërinë kuqeblu dhe organizimin e ndeshjes. Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë faktorët që kontribuan

Lexo

“Thjesht, të mrekullueshëm! T’u thuash FALEMINDERIT është pak! Jeni tifozët më të mirë në Botë! PërJetëKuqeBLU!”,- kështu është shprehur presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi  pas ndeshjes me rumunët e Universitatesë, për tifozët shkodranë.

Krahas falenderimit publik për tifozërinë, jo vetëm për mbështetjen entuziaste që i bëri skuadrës gjatë të gjithë ndeshjes, por edhe korrektesën shembullore që shfaqi në këtë sfidë, kreu i klubit Vllaznia ka vlerësuar shumë pozitivisht edhe faktorët që bashkëpunuan në mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar.

“Në emër të Klubit të Futbollit Vllaznia, publikisht falenderoj dhe vlerësoj maksimalisht gjithë partnerët tanë të rëndësishëm, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në organizimin e ndeshjes Vllaznia – Universitatea Craiova, e vlefshme per turin e dytë te “UEFA Europa Conferencë League”.

Me respekt, Alban Xhaferi-President”, shkruhet në postimin e zyrës së shtypit pranë KF Vllaznia.

(Video: Prononcimin e plotë të presidentit kuqeblu, Alban Xhaferi, mund ta ndiqnin në videon që shoqëron kronikën)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img