Friday, November 22, 2024

(Video) Zhgënjimi i kampiones së karatesë Mikela Skandaj që jeton në Itali për mosmbështetjen e Shqipërisë në pjesëmarrjen e Botërorit të Skocisë. Ndiqni reagimin emocionues përmes videoklipit të 13 vjeçares lezhjane…

Lexo

Mikela Skandaj, 13 vjeçarja e talentuar e sportit të Karatesë me origjinë nga Lezha, shfaqet sërishmi protagoniste mes Italisë ku jeton me familjen e saj dhe Shqipërisë, me të cilen krenohet.

Si kampione e Italisë dhe e Europës, Mikela fitoi të drejtën e konkurimit në Kampionatin Botëror të Karatesë që zhvillohet në Skoci. Këtë pjesëmarrje, Skandaj preferonte ta shoqëronte si pjesëmarrëse zyrtare e Shqipërisë, por mosmbështetja e strukturave kuqezi e lanë jashtë botërorit, kur forca dhe përgatitja e saj speciale garantonte përfshirjen në zonën e medaljeve.

Një gjë të tillë, Mikela dhe familja e saj, sidomos babai i saj Angjelini që e mbështet që në vogli në rrugën e bukur të këtij sporti, vazhdojnë ta vuajnë jo pak. Videoklipi emocionuees që shoqëron shkrimin pasqyron reagimin të kampiones nga Lezha, që ia vlen për ta ndjekur…..

Zhgenjimi ….

Tungjatjeta oj Nane Shqiperi,

Mikela Skandaj jam kuq e zi,

Thirrjen time kurre se nigjove,

Afer vedit nuk me afrove.

 

Çfare ke Shqiperi qe nuk je tuj me dashte ?

Une kisha deshire te qendronim bashke,

Po ti nuk po don as syte me mi hedhe,

Te pakten qe ta dishe kam apo skam vlere.

 

Nuk eshte faji im qe kam lindur ne Itali,

Po prap une therras oj Nane Shqiperi,

Mos me quaj fajtore pse jetoj ne vend te huaj,

Une po ta them haptas se jam è gjakut tuaj.

 

Çfare ke ti Politike qe spo me don,

Zemren time te vogel pse po e lendon ?

A spo te gezojne sukseset e mija !

Pse nje zemer te vogel po e vret nga merzija ?

 

Une jam Atdhetare siç ishte Gjergj Kastrioti,

Tradhetine ndaj Atdheut e denon edhe Zoti,

Xhestin e Ismail Qemalit deshta te emitoj,

Flamurin kuq e zi neper Bote ta çoj.

 

Si Shqiponje e vogel nisa te fluturoj,

Humanizmin e Nane Terezes sa ma lart ta çoj,

E fitova te drejten te shkoj ne kampionatin Boteror,

Po ti sme ndihmove nuk ma dhe nje dore.

 

Dy vite rresht dola kampione ne Itali,

Po kurre se harrova flamurin kuq e zi,

Ne zemer te Europes per vehte konkurova,

Po edhe ty Nan Shqiperi besoj vleren ta shtova.

 

Kurre se kam menduar te jeme vajze e pa bese,

Por heshtja jote po me vret çdo shprese,

Prinderit me edukuan t’kem bese e nder,

Por me duket per ty nuk paskam kurre vlere.

 

Edhe pse e vogel vetem 13 vjeçare,

Kurre nuk e tradhetoj kombin per pare,

Toka e shtrejte e prinderve te mi,

Me ban shume krenare me jep shume lavdi.

 

Me thuaj Nane Shqiperi ku qendron e verteta,

Pse deren e hapur tek ti nuk e gjeta,

Rrugen e suksesit duke djersitur e shtrova,

Gezova. me familjen Por edhe ty te lumturova,

 

Mbeshtetja e Shqipetareve kudo neper Bote,

Zemren time te vogel e ban ma te forte,

Shqiperia eshte vendi im, ashte toka e te pareve te mi,

Prandaj e dua fort flamurin kuq e zi.

 

Zgjohu Nane Shqiperi mblidhi bijte e tuj,

Ato jane Shqipetare se kan gjakun uje,

Tregoje ti vehten se je Shqiponje e vertete,

Qe dashurine e emigrantave ta shijosh per jete.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img