Saturday, May 4, 2024

(Video)Ceremoni-FF Kosovës nderon më të mirët. Vedat Muriqi dhe Ilir Daja futbollisti dhe trajneri i vitit

Lexo

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës spanjolle, Mallorca, Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2022.

Në ceremoninë tradicionale të Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u mbajt, në “Klan Arena”, në një atmosferë madhështore dhe me praninë e mysafirëve të shumtë, çmimin kryesor “Fadil Vokrri” në mungesë të Muriqit, i cili është i angazhuar me skuadrën e tij, e pranoi drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, derisa atë e dorëzuan bashkërisht presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Pjesë e këtij eventi ishin edhe Daulina Osmani, zv/ministre e Sportit, presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, derisa këtë event me nga një telegram e përshëndetën i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Për Muriqin ky është çmimi i dytë i futbollistit të vitit nga FFK, ngase herën e parë e kishte fituar në vitin 2019.

Ndërkaq, çmimi si futbollisti më i mirë 2022 në Superligën kosovare e fitoi  anëtari i FC Ballkani, Armend Thaqi. Në 11-shen më të mirë të Superligës u zgjodhën: Enea Koliqi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Ardian Limani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ilir Krasniqi, Endrit Krasniqi, Albion Rrahmani, Marko Simonovski. Ky i fundit e fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit. Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lumbardha Misini, derisa çmimin shpresa e vitit e fitoi Aurora Racaj.

?????????????????????????????????????????????????????????

Çmimin e trajnerit më të mirë e ka fituar Ilir Daja, i cili me FC Ballkanin pati arritje historike për futbollin e Kosovës, teksa gjyqtari më i mirë për herë të shtatë u shpall Genc Nuza. Me mirënjohje të veçanta u nderuan MKRS, Policia e Kosovës, UEFA, FSHF, FFM, FFSHF dhe UKSHF, si dhe sponsorët e FFK-së. Ndërkaq me mirënjohje post-mortum u nderuan Erion Kajtazi, Leon Kurtishaj, Milaim Krasniqi, Dervish Shala, Avdullah Svarça, Skender Selmani, Eroll Krasniqi, Arben Dubova, Alush Batatina, Hilmi Bellanica, Sokol Hadri, Muharrem Neziri, Halil Gllogjani, Genc Shasivari, Nexhmedin Lleshi, Galip Hoda, Xhelal Haziraj, Shukri Osmani, Vedat Ibrahimi, Afrim Kuqi-Belaku

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img